Lajme Zone
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona të lënduar
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona të lënduar

Një aksident me dy mjete lundruese Jet Ski është regjistruar në liqenin e Kukësit, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të dëmtuar lehtë.

Një aksident me dy mjete lundruese Jet Ski është regjistruar në liqenin e Kukësit, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të dëmtuar lehtë. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:15. Shtetasi E. T., 29 vjeç, banues në Kukës, ishte duke drejtuar një Jet Ski, ku ndodhej edhe shtetasi E. P., 46 vjeç. Gjatë lëvizjes, mjeti është përplasur aksidentalisht me një tjetër Jet Ski, që drejtohej nga shtetasi B. H., i cili po afrohej drejt bregut për të ankoruar mjetin. Si pasojë e përplasjes, kanë marrë dëmtime të lehta E. T. dhe E. P. Të dy janë dërguar në spitalin e Prizrenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me rastin, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kukës kanë proceduar penalisht 29-vjeçarin E. T. për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”. Dy mjetet lundruese janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb