Lajme Zone
Përplasen dy automjete në aksin e vjetër Fier–Vlorë, njëri humbet kontrollin dhe përplas këmbësorin! Dërgohet me urgjencë në spital
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasen dy automjete në aksin e vjetër Fier–Vlorë, njëri humbet kontrollin dhe përplas këmbësorin! Dërgohet me urgjencë në spital

Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka goditur një këmbësor, i cili ka mbetur i plagosur.I lënduari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve me drejtues Agron Biçakaj 58 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një këmbësor, i cili ka mbetur i plagosur. LEXO edhe...Fier/ Policia kontrolle intensive në akset rrugore, 3 shoferë të arrestuar dhe 11 nën hetim! 885 gjoba për tejkalim të shpejtësisë (VIDEO) Agur Shahaj 74-vjeç, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Njoftimi i plotë: Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit. A.C/ReportTv.al Vlore aksident rrugor Fier automjete Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.4% Veliajn 24% Asnjërin 20.7% Vota total: 484 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?