Lajme Zone
KulturëReport TV

Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen 4 vatra! Nën kontroll flakët në Çikallesh, Klos e Mallakastër, ende aktive në Memaliaj (VIDEO)


4 prej vatrave të zjarrit në vend janë shuar, nga 9 që ka pasur gjatë ditës. Konkretisht, bëhet fjalë për Dajtin, Priskën, Kostren 2 në Berat e Uruçin në Peqin. Në Çikallesh të Kavajës ku situata paraqitej problematike pasi flakët u ishin afruar banesave dhe ishte kërkuar ndërhyrje nga ajri, zjarri është izoluar. E njëjta gjë edhe në fshatin Plan i Bardh në Klos ku ra një zjarr që rrezikonte dy ba

4 prej vatrave të zjarrit në vend janë shuar, nga 9 që ka pasur gjatë ditës. Konkretisht, bëhet fjalë për Dajtin, Priskën, Kostren 2 në Berat e Uruçin në Peqin. Në Çikallesh të Kavajës ku situata paraqitej problematike pasi flakët u ishin afruar banesave dhe ishte kërkuar ndërhyrje nga ajri, zjarri është izoluar. E njëjta gjë edhe në fshatin Plan i Bardh në Klos ku ra një zjarr që rrezikonte dy banesa. LEXO edhe...Shuhen 4 vatra zjarresh, izolohen në Çikallesh e Mallakastër! Vijon puna në Memaliaj Edhe në Mallakastër ku situata dy ditët e fundit ishte e vështirë në Riban-Ngraçan e Panahor, tashmë është nën kontroll. Në këtë zonë janë djegur 180 hektarë pyje. Puna me flakët vijon në Memaliaj. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar në mbarë vendin 502 forca operacionale, 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Ora 20:59 Shuhen 4 vatra zjarresh, izolohen në Çikallesh e Mallakastër! Vijon puna në Memaliaj Situata e zjarreve duket se shënon përmirësim. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, janë shuar zjarret në Dajt, Priskë, Kostren 2 e Peqin. Vatrat në Çikallesh, Mallakastër e Plan të Bardhë janë nën kontroll, ndërsa vijon puna në Memaliaj.“Operacionet për shuarjen e zjarreve kanë vijuar në disa qarqe të vendit, me mbështetjen e strukturave vendore dhe Forcave të Armatosura.Në Dajt dhe Priskë zjarret janë shuar plotësisht.Në Çikallesh (Kavajë) dhe Mallakastër vatrat janë izoluar dhe situata është nën kontroll.Në Plan të Bardhë (Klos) situata është vënë nën kontroll.Në Kostren 2 (Berat) dhe Uruç (Peqin) zjarret janë shuar, ndërsa në Alikomemaj (Memaliaj) vijon puna për shuarjen e një vatre aktive.AKMC vijon monitorimin dhe koordinimin e forcave në terren deri në neutralizimin e plotë të situatës”, njofton agjencia. Share Ora 18:44 Vatër e re zjarri në Klos, rrezikohen dy banesa! Temperaturat e larta dhe era vështirësojnë shuarjen, kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO) Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur pasditen e sotme në fshatin Plan i Bardh të bashkisë Klos ku për pasojë rrezikohen dy banesa. Një ditë më parë, flakët përfshinë dy shtëpi të pabanuara.Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset si dhe forcat e ushtrisë, por flakët po favorizohen nga temperaturat e larta dhe era duke e bërë të pamundur ndërhyrjen, ndaj kërkohet ndërhyrje nga ajri.Policia ka nisur hetimet për identifikimin e shkakut të zjarrit. Share Ora 14:46 Vatër zjarri në pyjet e Fushë-Arrëzit, flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç duke rrezikuar edhe banesat! (VIDEO) Një tjetër vatër zjarri u regjistrua mesditën e kësaj të premteje në pyjet e Fushë-Arrëzit.Flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç, duke rrezikuar të përhapeshin drejt zonave të banuara.Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit Zjarrfikës të Fushë-Arrëzit, zjarri u vu nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor vijuan punën deri në shuarjen e plotë të vatrës.Kjo është vatra e tretë e zjarrit e regjistruar këtë sezon në pyjet e Fushë-Arrëzit dhe dyshohet se edhe kjo është e qëllimshme.E njohur si kryeqendra e pyjeve në vend për shkak të sipërfaqes së madhe pyjore, Fushë-Arrëzi ka pësuar dëme të konsiderueshme nga zjarret ndër vite, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar u dogjën mbi 100 hektarë pyje. Share Ora 13:25 Vijon beteja me flakët, 8 vatra zjarri aktive në vend, rrezikohen banesat në Çikallesh të Kavajës, 600 efektivë, 3 helikopterë dhe avioni 'Air Tractor' në aksion 8 vatra zjarri janë aktive në Tiranë, Kavajë, Mallakastër, Elbasan dhe Berat. Ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon nga toka dhe ajri.Në Cikallesh të Kavajës, zjarri ka rënë në terren të vështirë. Janë angazhuar forcat zjarrfikësese dhe ka ndërhyrë avioni “Air Tractor” pasi rrezikoheshin banesat.Sakaq vijon operacioni për shuarjen e flakëve ne malin e Dajtit, me helikopter dhe forcat zjarrfikëse nga toka.Në Mallakastër, janë djegur 180 hektarë pyje, ndërsa operacioni vijon në zonën Riban–Ngraçan–Panahor.Ndërkohë, në Kostren të Beratit vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 20 forca ne terren.Në Elbasan, vatrat e zjarrit në Shqiponjë, malin e Dardhës dhe Mjekës janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik.Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuara ne mbare vendin 502 forca operacionale, 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Share Ora 09:26 Zjarret/ Mbrojtja bën bilancin: 30 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vetëm 8 prej tyre aktive Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë dhe Çakallesh gjithashtu vijojnë operacionet, pa rrezik për komunitetin.Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse. Share R.Xh/P.J/ReportTv.al Fier zjarret 2026 mallakaster Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.6% Jo 60.4% Nuk e di 5% Vota total: 2809 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?