Më pak prodhim bujqësor, kufizim të mundësive për vaditje, e më tej ngricat por edhe përmbytje të papritura, që përsëriten shpesh kryesisht në dimër. Këto janë rreziqet me ta cilat po përballet ekonomia shqiptare, vetëm si rezultat i ndryshimeve klimatike, e që po shkaktojnë dëme me miliona. Sipas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, përmbytjet kanë shkaktuar deri tani rreth 100 milionë dollarë humbje në bujqësi. “Si rezultat i këtyre ndryshimeve, në dekadën e fundit janë vërejtur shumë përmbytje. Dëmi më i madh u shkaktua në veriperëndim (rajonet e Shkodrës dhe Lezhës). Bazuar në vlerësimet e bëra nga ekspertët e bujqësisë, dëmi që rezultoi nga përmbytjet në prodhimin bujqësor në këto rajone arriti në rreth 100 milionë dollarë amerikanë”, thuhet në raport. LEXO EDHE:Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, këto janë tre arsyet kryesore Sipas raportit fenomenet natyrore të viteve të fundit të shoqëruara herë me përmbytje e herë me thatësira të shumta, kanë ndikuar në uljen e rendimentit të prodhimit bujqësor. Ndaj duhet të merren masa thuhet në raport, pasi në të kundërt, dëmet ekonomike mund të arrijnë deri në 1 miliard dollarë në vitet e ardhshme. “Në këto kushte, duke marrë parasysh efektet e pritura të ndryshimeve klimatike në bujqësi, produkti i brendshëm bruto i Shqipërisë potencialisht do të humbasë midis 800 dhe 900 milionë dollarë amerikanë të ardhura nga prodhimi i të korrave deri në vitin 2050”, thuhet raporti. Një tjetër shqetësim i ngritur në raport është përdorimi i lartë i pesticideve, i cili sipas AKM-së ka ndikuar negativisht në prodhimin bujqësor dhe cilësinë e tokës. Për këtë arsye, theksohet se Shqipëria duhet të përshpejtojë masat për të përmbushur objektivin e Bashkimit Evropian, që deri në vitin 2030 të paktën 25% e sipërfaqes bujqësore të përdoret për bujqësi organike. “Të dhënat statistikore të Shqipërisë mbi rendimentin dhe prodhimin bujqësor në dekadat e fundit sugjerojnë se niveli i inputeve (plehra kimike, fara me cilësi të lartë, pesticide) dhe niveli i modernizimit (ujitja, teknologjitë e korrjes, etj.) janë rritur me ritme shumë të ulëta krahasuar me ato në Shtetet Anëtare të BE-së. Pavarësisht qëllimit dhe pritjeve të Shqipërisë në lidhje me rritjen e sipërfaqes nën bujqësinë organike, pjesa e sipërfaqes totale bujqësore të përdorur për bujqësinë organike midis viteve 2012 dhe 2022 ishte e ulët. Është e nevojshme të merren masa për të arritur objektivin e politikave të BE-së që 25% e sipërfaqes bujqësore të përdoret për bujqësinë organike deri në vitin 2030”, theksohet më tej në raport. Gjithashtu për të kufizuar kostot ekonomike dhe mjedisore të ndryshimeve klimatike, AKM rekomandon forcimin e politikave klimatike, përmirësimin e sistemeve të monitorimit dhe raportimit, si edhe rritjen e investimeve në energjinë e rinovueshme dhe masat e përshtatjes ndaj klimës. K.M/Shqiptarja.com TAG: Ndryshimet klimatike agjencia kombetare e mjedisit Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 66.2% Jo 27.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 1442 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
