Një studim i ri europian ngre alarmin për rritjen e rrezikut nga përmbytjet, duke vënë në fokus jo vetëm reshjet ekstreme, por edhe ndërtimet, urbanizimin dhe infrastrukturën e cenueshme. Studimi, i realizuar nga profesorët Anastasios Stamou dhe Michalis Diakakis, analizoi përmbytjet dhe fatkeqësitë e regjistruara në vende të ndryshme europiane nga viti 2007 deri në 2025, përfshirë edhe Greqinë dhe përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Daniel. Sipas studiuesve, pasojat e një përmbytjeje varen edhe nga mënyra se si janë planifikuar dhe ndërtuar zonat urbane. Ndërtimet në ose pranë zonave me rrezik, infrastruktura e dobët dhe sistemet e pamjaftueshme të kullimit mund të përkeqësojnë ndjeshëm dëmet. Studimi thekson gjithashtu problemet me sistemet e paralajmërimit të hershëm. Në disa raste, alarmet nuk arrijnë në kohë te qytetarët ose nuk kuptohen siç duhet, duke rritur rrezikun për jetën dhe pronën. Studiuesit kërkojnë rishikimin e rregullave të ndërtimit dhe planifikimit urban, si dhe kombinimin e masave mbrojtëse, sistemeve të paralajmërimit dhe përgatitjes më të mirë të institucioneve. Sipas tyre, përballë ndryshimeve klimatike dhe ngjarjeve gjithnjë e më ekstreme, reduktimi i rrezikut kërkon planifikim më të kujdesshëm dhe shmangien e ndërtimeve në zonat e ekspozuara ndaj përmbytjeve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Evrope permbytje

