Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Përmbyset makina në rrugë në Lushnjë, u përplas me shtyllën e ndriçimit


Aksident në afërsi të rrethrrotullimit të plukut në baypassin e autostradës në Lushnje.

Aksident në afërsi të rrethrrotullimit të plukut në baypassin e autostradës në Lushnje. Një automjet tip ford është përplasur me murin e një biznesi dhe ka rrëzuar një shtyllë ndriçimi e më pas ka përfunduar i përmbysur në njërën anë pas disa rrotullimeve. Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë nga ambulanca e thirrur në vendngjarje për në spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmën mjekësore. Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton shkaqet e aksidentit dhe po disiplinon trafikun. Ndërkohë policia shkencore po kryen ekspertizën për të përcaktuar dhe shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave dhe ka humbur kontrollin mbi mjet dhe ka dalë nga rruga ku edhe është përplasur me objektin në anë të rrugës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aksident Lushnje permbytset