Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Përleshjet te Rruga e Durrësit! Mbërrijnë dy protestues të lënduar te Trauma, ja si paraqitet gjendja e tyre


Përplasjet e dhunshme në rrugët e kryeqytetit po lenë pas edhe pasoja shëndetësore. Nga Spitali i Traumës konfirmohet se sapo kanë mbërritur dy protestues të lënduar gjatë përleshjeve përpara Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë Rrugës së Durrësit.

Përplasjet e dhunshme në rrugët e kryeqytetit po lenë pas edhe pasoja shëndetësore. Nga Spitali i Traumës konfirmohet se sapo kanë mbërritur dy protestues të lënduar gjatë përleshjeve përpara Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë Rrugës së Durrësit. Mësohet se të dy të lënduarit janë në gjendje koshiente. Njëri prej tyre i është nënshtruar ekzaminimeve paraprake mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve, ndërsa protestuesi tjetër është shtruar menjëherë në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor nga mjekët e shërbimit të urgjencës. Nderkohë, ekipet mjekësore në Spitalin e Traumës mbeten në gjendje gatishmërie për shkak të situatës ende të tensionuar në terren. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb