Një përleshje mes disa të dënuarve ka ndodhur në ambientet e ajrimit të burgut të sigurisë së lartë në Fier, duke lënë të plagosur dy prej tyre. Sipas burimeve nga burgu dhe Spitali Rajonal i Fierit, të dënuarit dyshohet se janë sulmuar me mjete të improvizuara, ndërsa raportohet se janë përdorur edhe brisqe rroje.
Mesohet se të përfshirë në konfliktin e ndodhur në burgun e Fierit janë Denis Bajoviç, Aldo Gjini dhe Jurgen Zotaj, të cilët janë përfshirë fillimisht në një debat që më pas ka degraduar në përplasje fizike.
Sipas burimeve, tre të dënuarit njiheshin prej kohësh dhe kishin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, ndërsa konflikti dyshohet se ka nisur pas një debati të momentit.
Dy prej tyre kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Pas trajtimit, ata janë rikthyer në ambientet e burgut.
Ndërkohë, autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet të shqyrtohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar dinamikën e plotë të konfliktit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

