Lajme Zone
Përleshje me thika në burgun e Durrësit, plagoset një person
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Përleshje me thika në burgun e Durrësit, plagoset një person

Bugjisha ka goditur Ilir Bibën gjatë një konflikti brenda ambienteve të burgut. Autoritetet nuk kanë sqaruar ende motivet e përplasjes dhe mënyrën se si i dyshuari ka siguruar mjetin prerës.

Burgu i Durrësit Një konflikt mes dy të burgosurve në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje për sigurinë brenda institucionit, ndërsa autoritetet po verifikojnë edhe përgjegjësinë e punonjësve të burgut... Një përleshje mes dy të burgosurve në burgun e Durrësit ka përfunduar me plagosjen me thikë të Ilir Bibës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) ka arrestuar në flagrancë Muharrem Bugjishën, të dyshuar si autor të plagosjes.

Bugjisha ka goditur Ilir Bibën gjatë një konflikti brenda ambienteve të burgut. Autoritetet nuk kanë sqaruar ende motivet e përplasjes dhe mënyrën se si i dyshuari ka siguruar mjetin prerës.

Pas arrestimit, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit. Bugjisha dyshohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, sipas neneve 89 dhe 324/a të Kodit Penal.

Por ngjarja ka hapur edhe çështjen e kontrolleve të sigurisë brenda burgut. Si ka arritur një i burgosur të sigurojë dhe të përdorë një mjet prerës në një institucion ku sendet e ndaluara duhet të kontrollohen?

Për këtë arsye, AMSEVP ka nisur verifikimet edhe ndaj punonjësve të burgut të Durrësit, për të përcaktuar nëse kanë kryer shkelje ligjore apo kanë pasur përfshirje në ngjarje.burgu i durrësit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën në Maltë 15 Nëntor 2026, 22:5922:59Kronike Vrasja e shqiptarit në Spanjë pas një sherri për 5 euro, prokuroria kërkon mbi 22 vite burg për autorin 15 Nëntor 2026, 19:2419:24Kronike Pastrim parash me kompanitë e ndërtimit në Itali, dënohet biznesmeni nga Kosova dhe partnerja shqiptare: 5 prona në emër të saj! 15 Nëntor 2026, 17:0517:05Kronike I arrestuar në Itali për atentatin ndaj Lulzim Mashës, SPAK kërkon ekstradimin e menjëhershëm të “Sakatit” 15 Nëntor 2026, 16:2416:24Kronike U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi; emri 15 Nëntor 2026, 12:5512:55Kronike Fshiu në mënyrë të paligjshme kontratën e një kompanie, Prokuroria dërgon në gjyq punonjesin e Kadastrës së Tiranës 15 Nëntor 2026, 12:1712:17Kronike