Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përkeqësimi i këmbës së Veliajt, kryebashkiaku kërkon konsultë te Spitali i Traumës! Burgjet ende pa përgjigje! Ndreca: Do të bëjmë kërkesë në Gjykatë (VIDEO)


Avokati i Kryebashkiakut Erion Veliajt, Plarent Ndreca, i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që qytetari i parë i Tiranës të kryejë një konsultë me mjek specialist në Spitalin e Traumës për shkak të përkeqësimit të gjendjes së këmbës së tij.

Avokati i Kryebashkiakut Erion Veliajt, Plarent Ndreca, i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që qytetari i parë i Tiranës të kryejë një konsultë me mjek specialist në Spitalin e Traumës për shkak të përkeqësimit të gjendjes së këmbës së tij. Por deri më tani për këtë kërkesë Burgjet nuk kanë ende një përgjigje. Ndreca është shprehur se do të bëjnë kërkesë në Gjykatë për këtë çështje. Një natë më parë Ndreca vizitoi në burgun e Fierit kryebashkiakun, dhe pas takimit u shpreh se institucionet përgjegjëse të tregojnë kujdesin dhe përgjegjësinë e duhur për gjendjen shëndetësore të qytetarit të Veliajt. LEXO EDHE:Veliaj sulmon Ramën dhe i shkruan Ballukut: Kryeministri nuk vendos më! Ti që kontrollon gjithçka, jep leje që të operohem në Tiranë Sipas avokatit, Veliaj vijon të jetë nën efektin e qetësuesve për shkak të dhimbjeve që ka në këmbë. Ndreca paralajmëroi gjithashtu se, në rast se dëmtimi do të sjellë pasoja për shëndetin e Veliajt duhet të mbajnë përgjegjësi. I kemi dërguar një email Burgjeve që të bëhet një diagnostikimi të ri dhe ndërhyrje kirugjikale. Uroj që të tregohet përgjegësi, ajo që nuk është treguar në këto 10 ditë. veliaj është nën efektin e qetësuesve për shkak të dhimbjeve. Përgjegjësinë duhet ta mbajnë ata që kanë shkaktuar vonesën. Ne kemi më shumë se 20 ditë që kemi kërkuar të bëhet një diagnostikim. Nëse do të ketë pasoja shëndeti i Veliaj, patjetër që duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk ka trajtim të duhur për trajtimin e të paraburgosurve, veçanërisht si kryebashkiaku Veliaj. Po me atë që nuk janë si Veliaj çfarë bëhet. Kemi kërkuar që të ketë një konsultë te spitali i Traumës, por do të shofim se çfarë do të ndodhë", tha Ndreca. Avokati tha se përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ka ndikuar edhe në ushtrimin e detyrës së kryebashkiakut, duke theksuar se çdo person që mban një funksion shtetëror duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për të përmbushur përgjegjësitë e tij. Lajm në përditësim… Xh.K A.Hl Shqiptarja.com TAG: Fier drejtoria e përgjithshme e burgjeve erion veliaj arrestimi i erion veliajt Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.7% Jo 29.4% Nuk e di 8.9% Vota total: 1966 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?