Lajme Zone
EkonomiReport TV

Përgjysmoi qiranë e tokave, banorët në protestë kundër 'Bankers Petroleum'! Mësyjnë puset e naftës


Protesta e banorëve të fshatrave të Marinzës është zhvendosur mëngjesin e kësaj të enjteje pranë zonës ku kryhet përpunimi dhe hollimi i naftës. Të tensionuar, protestuesit kanë hapur me forcë portën dhe janë futur në ambientet e punës. LEXO edhe...Protesta për qiratë e tokave, banorët e Patos-Marinzës ngujohen në zyrat e ‘Bankers Petroleum’: Nuk lëvizim derisa të vijë përfaqësuesi (VIDEO) Me tej

Protesta e banorëve të fshatrave të Marinzës është zhvendosur mëngjesin e kësaj të enjteje pranë zonës ku kryhet përpunimi dhe hollimi i naftës. Të tensionuar, protestuesit kanë hapur me forcë portën dhe janë futur në ambientet e punës. LEXO edhe...Protesta për qiratë e tokave, banorët e Patos-Marinzës ngujohen në zyrat e ‘Bankers Petroleum’: Nuk lëvizim derisa të vijë përfaqësuesi (VIDEO) Me tej e vazhduan revoltën dhe në zyrat e kompanisë, por nuk janë pritur nga drejtuesit. Shkak për revoltën është paralajmërimi për uljen e vlerës së qirasë së tokës.Ata nuk pranojnë uljen nga 400 mijë në 200 mijë lekë për dynym ne vit. “Kemi kohë që marrim të njëjtën përgjigje. Rrogat e operatorëve janë 4 milionë lekë. Nëse ai nuk e paguan do ta kthejmë tokën në gjendjen e tyre të mëparshme”, tha një banor. Banorët paralajmërojnë se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, nga mëngjesi i ditës së nesërme do të bllokojnë lëvizjen e autoboteve në tokat e tyre. “Tani kemi vendosur që nga ora 07:00 secili do të qëndrojë në tokën e tij. Nuk do të lejojmë as operatorët as autobotët. Do të vijojmë me protestën deri në fund”, tha një banor. Kompania “Bankers Petroleum” ka kontrata qiraje me rreth 800 pronarë tokash në zonën Patos-Marinzë, ku prej vitesh shfrytëzon tokat për aktivitetin e nxjerrjes së naftës. Sipas njoftimit të kompanisë, nga viti 2027 vlera e qirasë do të përgjysmohet, me rekomandim të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN. “Bankers Petroleum” pretendon se çmimi i ri i qirasë justifikon vlerën aktuale të pronës në treg. Share Ora 21:46 Protesta për qiratë e tokave, banorët e Patos-Marinzës ngujohen në zyrat e ‘Bankers Petroleum’: Nuk lëvizim derisa të vijë përfaqësuesi (VIDEO) Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos- Marinzë janë ngujuar në zyrat e Bankers dhe do të qëndrojnë aty përgjatë gjithë natës derisa kompania të marrë vendimin për t’i takuar me një përfaqësues që do t’u ofrojë zgjidhje përfundimtare për problemin e qirave të tokave.“Do të rezistojmë, nuk lëvizim derisa të marrë noterin. Këtu na ka.”“Do t’i mbajmë zyrat të bllokuara, do t’i zaptojmë”, thonë banorët. Share Xh.K/P.J/ReportTv.al Bankers Petroleum patos marinze Fier Komento Komente ana: 10/09/2026 18:31 LARGONI KETA BANDITE QE PO JU VJEDHIN DHE GRABITIN NAFTEN...JU BANORE TE MARINZEZ..JU SOT DUHET TE KISHIT 1 MILION EURO NE BANKE....KETA BASHKE ME QEVERITARET PO JU HEQIN DHE BUKEN E GOJES..PERZEJINI ME DAJAK...KA KOMPANI TE TJERA SA TE DUASH PER NAFTEN...... Përgjigju Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 4104 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?