Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj – Bardhi: Pazar me shtetin nën regjimin e Ramës, skandali i trafikut të armëve cenon angazhimet ndaj NATO-s


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reaguar ashpër pas publikimit të audiopërgjimeve nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Bardhi denoncoi skemën e tranzitit të armëve dhe tjetërsimit të pasurive publike, duke e cilësuar atë si një pazar të drejtpërdrejtë në emër të shtetit që ushqehet nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reaguar ashpër pas publikimit të audiopërgjimeve nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Bardhi denoncoi skemën e tranzitit të armëve dhe tjetërsimit të pasurive publike, duke e cilësuar atë si një pazar të drejtpërdrejtë në emër të shtetit që ushqehet nga pushteti i kryeministrit Edi Rama. Bardhi nëvizoi se përgjimet vërtetojnë atë që opozita ka denoncuar prej kohësh lidhur me mënyrën se si funksionon ekzekutivi dhe njerëzit e lidhur me të. “Tronditës ishte fakti që dikush bën pazar në emër të shtetit shqiptar dhe ai funksionon sa kohë është në qeverisje Edi Rama. Ne e dinim se ashtu vepronte Balluku, Ergys Agasi, Ron Yeffet dhe ashtu do të veprojë gjithkush në atë pozicion sa kohë është Rama. Gjithkush që e do Shqipërinë dhe do garën e drejtë, tronditet kur shikon se kjo jo vetëm nuk zbatohet nën regjimin e Ramës, por miqtë e tij e pohojnë në çdo takim e pazar e punë të pistë që bëjnë,” deklaroi Bardhi. Ai shtoi se trajtimi i pasurive shtetërore si mall tregtie është bërë normë: “Tronditës ishte dhe fakti që pasuritë publike trajtohen si prona për t’u shitur. Ky nuk është as i pari dhe as i fundit sa kohë të jetë në qeveri Edi Rama.” Kreu i grupit të PD-së paralajmëroi pasojat serioze ndërkombëtare që sjell afera e armatimeve për statusin e Shqipërisë në aleancën ushtarake perëndimore.

“Afera e trafikut të armëve do të ishte një skandal i përmasave ndërkombëtare sepse jemi vend anëtar i NATO-s dhe do të cenonte angazhimet tona kundrejt NATO-s,” tha me tej Bardhi, duke kërkuar reagim pa vonesë nga organi i akuzës.

Sipas tij, heshtja apo zvarritja e hetimit do të konfirmonte dështimin e drejtësisë përballë pushtetit politik: “Uroj që hetimet e SPAK të mos jenë nga ato që zgjasin me vite kur përfshihet Edi Rama. Askush nuk ka ngritur pretendime mbi vërtetësinë e përgjimit dhe prokuroria duhet të hetojë ato që janë publikuar. Rama duhet të ishte marrë i pandehur në dhjetëra çështje që prokuroria ka në hetim. Nuk na mbetet gjë veçse të shpresojmë, ndonëse me atë që kemi parë, prokuroria nuk ka qenë në lartësinë që pritet nga qytetarët shqiptarë kur i përfshirë ka qenë Edi Rama.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb