Lajme Zone
'Përgjaken' rrugët, 22 viktima e 207 të plagosur në gusht! Eksperti: Kodi s’po i frenon aksidentet! Gjoba nuk mjafton, s’ka vizion për sigurinë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Përgjaken' rrugët, 22 viktima e 207 të plagosur në gusht! Eksperti: Kodi s’po i frenon aksidentet! Gjoba nuk mjafton, s’ka vizion për sigurinë

Dy persona humbën jetën në 2 aksidente rrugore sot në Shqipëri. Vetëm gjatë gushtit, janë shënuar 159 aksidente, me 22 viktima dhe 207 të plagosur. Ekspertët rrugorë e gjejnë problemin te autoshkollat që nxjerrin shoferët e rinj. Sipas tyre, ashpërsimi i Kodit jo vetëm që nuk i frenon aksidentet, por ushqen korrupsionin.

Muaji gusht u mbyll me 22 viktima nga aksidentet rrugore dhe 207 të plagosur, ndërsa bilanci i muajve janar-korrik pasqyron një rritje prej 10% të tyre. Në këtë muaj, Policia Rrugore arrestoi 302 shoferë, nga të cilët 186 nën ndikim të alkoolit dhe 116 pa patentë. Në total u vendosën edhe mbi 47 mijë gjoba. Edhe mëngjesi i së hënës nisi me tre aksidente, dy prej tyre me 2 viktima. Kodi i ri Rrugor i ashpërsoi masat, por për ekspertin Gëzim Hoxha, kjo nuk mjafton. Në një lidhje direkte me “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, ai thotë se ka mungesë vizioni për sigurinë rrugore. Një nga problemet kryesore janë edhe specialistët që japin mësim në autoshkolla, të cilët nuk zotërojë njohuritë e duhura për të përgatitur drejtuesit e rinj. “Në radhë të parë ka mungesë vizioni nga ata që merren me sigurinë rrugore. Ndalesa e aksidenteve nuk është në momentin përfundimtar, fillon te edukimi, si do të funksionojnë shkollat, temat e mësimit, specialistët që japin mësim në autoshkolla. Ata që s’kanë mbaruar shkollën për automobil, shpjegojnë për automobil. Ky është një skandal. Autoshkolla nëse do t’i përgatisë këta njerëz mirë, nuk bëjnë gabime në rrugë”, shprehet Hoxha. LEXO EDHE:Humbi jetën në aksidentin tragjik në Levan-Tepelenë, del foto e 55-vjeçarit Dashamir Beca Edhe ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor, që i heqin përgjithmonë patentën një shoferi që kapet për herë të dytë i dehur në timon, sipas ekspertit nuk janë zgjidhje reale, që do të reflektonin uljen e aksidenteve, madje sipas tij, do të rritej korrupsioni. "Edhe ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor, që i heqin përgjithmonë patentën një shoferi që kapet për herë të dytë i dehur në timon, sipas ekspertit nuk janë zgjidhje reale, që do të reflektonin uljen e aksidenteve, madje sipas tij, do të rritej korrupsioni", tha Hoxha. Shifrat e publikuara nga INSTAT, të cilat raportuan 165 aksidente në korrik dhe 159 në gusht, për ekspertin e humbasin vlerën pasi nuk janë të thelluara në elementët që ndikojnë te ngjarjet rrugore. “A kemi ne ndonjë të dhënë sesa motoçiklistë kanë humbur jetën dhe sa probleme sjellin në trafik? Ai ha kohën time. Ne vëmë gjoba, duhen patjetër. Janë nja 300-400 mijë makina qe jepen me qira. Kush i menaxhon teknikisht? A ka një drejtues teknik që thotë se duhet të bëjë shërbim teknik? A ka një statistikë INSTAT se sa prej këtyre automobilëve me qira kanë sjellë aksidente? Firmat e mëdha që kanë kamionë, kush i drejton këto? Siguria rrugore është mozaik, nuk është thjesht gjoba e policit”, shprehet eksperti. Shqipëria synon që deri në vitin 2030 të ulë aksidentet deri në 50%, për t’u afruar me standardet e Bashkimit Europian. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Sot Live në Shqipëri aksident rrugor gezim hoxha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.5% Magjistratëve 13.2% Nuk e di 5.3% Vota total: 637 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?