Ka përfunduar sipari i fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 87-të të qëndresës qytetare, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të vijuar më pas lëvizjen përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit. Me pankarta në duar dhe nën ritmin e thirrjeve të njëpasnjëshme, turma e protestuesve është zhvendosur nga sheshi përpara godinës qeveritare për të bllokuar në mënyrë simbolike rrugët kryesore të Tiranës. Gjatë marshimit, qytetarët janë dëgjuar thirrje të forta drejtuar të gjithë faktorëve politikë në vend: “Ju erdhi fundi!” dhe “Rama në burg, Berisha në burg!”, duke rikonfirmuar kërkesën e tyre për rënien e qeverisë, reformimin e sistemit dhe largimin e elitës së vjetër politike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
