Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ Nis marshimi masiv në rrugët e Tiranës! Protestuesit në kor: Rama jepe dorëheqjen!


Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, dita e 64-të e protestës kundër qeverisë ka kaluar në një tjetër fazë aksioni, me nisjen e një marshimi masiv nga ana e qytetarëve pjesëmarrës.

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, dita e 64-të e protestës kundër qeverisë ka kaluar në një tjetër fazë aksioni, me nisjen e një marshimi masiv nga ana e qytetarëve pjesëmarrës. Turma masive e protestuesve ka lënë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ka vërshuar drejt rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve. Përgjatë gjithë rrugëtimit, protestuesit kanë vijuar me korin e thirrjeve të drejtpërdrejta dhe mjaft të ashpra politike, ku përveç kërkesës për dorëheqjen e menjëhershme të kreut të ekzekutivit, kanë kërkuar edhe llogariadhënie para drejtësisë për të gjithë klasën e vjetër politike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb