Lajme Zone
Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)

Një vatër zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në një godinë në qendër të Shkodrës. Sipas raportimeve paraprake, shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Një vatër zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në një godinë në qendër të Shkodrës. Sipas raportimeve paraprake, shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Sipas pamjeve, dyshohet se zjarri ka nisur në tarracën e godinës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo të plagosur. Sipas gazetarit të Euronews, Teodor Gjerga, zjarri ka rënë në katin e fundit të një apartamenti në qendër të qytetit të Shkodrës, i cili më parë është përdorur si ambient biznesi. Sipas raportimit, OSHEE-ja ka ndërprerë energjinë elektrike në të gjithë bllokun, për të bërë të mundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Ndërkohë, situata paraqitet e vështirë për shkak të numrit të madh të banorëve që ndodhen në pallatin ku ka rënë zjarri, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i tyre.