Lajme Zone
Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës, zjarri erdhi si pasojë e shkëndijës elektrike
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës, zjarri erdhi si pasojë e shkëndijës elektrike

Një banesë u dogj pasditen e kësaj të diele në Durrës.

Një banesë u dogj pasditen e kësaj të diele në Durrës. Zjarri përfshiu një shtëpi në zonën e ish-Kënetës. Sipas burimeve, nga zjarri nuk pati persona të lënduar.

Pas marrjes së njoftimit, efektivët zjarrfikës të Durrësit ndërhynë duke shuar flakët.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri u shkaktua për shkak të një shkëndije elektrike, por grupi hetimor do të vijojë me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Top Channel