Lajme Zone
Përfshihet nga flakët autobusi në autostradën Tiranë-Elbasan
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët autobusi në autostradën Tiranë-Elbasan

Një autobus është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan.

Një autobus është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pak para hyrjes në tunel, duke shkaktuar panik te pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve që po lëviznin në këtë aks rrugor.

Nga informacionet paraprake, autobusi ka marrë flakë ndërsa ndodhej ende jashtë tunelit, duke shmangur një situatë potencialisht edhe më të rrezikshme brenda tij.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Pritet ndërhyrja e shërbimeve përkatëse dhe sqarimi i rrethanave të ngjarjes.