Lajme Zone
Përballja kundër Lionel Messit në Kupën e Botës, Granit Xhaka: Privilegj, por Zvicra kërkon të shkruajë historinë
SportReport TV

Përballja kundër Lionel Messit në Kupën e Botës, Granit Xhaka: Privilegj, por Zvicra kërkon të shkruajë historinë

Të dielën në orën 03:00 të mëngjesit me kohën shqiptare Argjentina dhe Zvicra do të takohen në çerekfinalet e Botërorit 2026.

Zvicra është gati për një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e saj, teksa në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026 do të përballet me kampionen në fuqi, Argjentinën, në Kansas City. Kapiteni i helvetëve, Granit Xhaka, u shpreh i bindur se skuadra e tij ka motivimin e duhur për të synuar një surprizë të madhe ndaj favoritëve të turneut. Mesfushori shqiptar theksoi se afrimi me fazat vendimtare të Botërorit ka shtuar edhe më shumë dëshirën e ekipit për të vazhduar rrugëtimin. LEXO edhe...Botërori 2026/ Dueli historik për Norvegjinë, ‘nordikët’ preken nga virozat! Përfaqësuesja në alarm para Anglisë, shpëton Halaand "Kur je kaq afër, dëshira bëhet edhe më e madhe. Ky është një lloj presioni pozitiv për ne, sepse duam të vazhdojmë më tej", deklaroi Xhaka. Kapiteni i Zvicrës komentoi edhe përballjen me Lionel Messin, duke e cilësuar një moment të veçantë për çdo futbollist. "Është një privilegj i madh të luajmë në epokën e Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ende nuk e kemi analizuar në detaje Argjentinën, por nga nesër do të nisim një analizë shumë të thellë", shtoi ai. Megjithatë, Zvicrën e pret një mision tepër i vështirë. Argjentina ka shënuar në secilën prej pesë ndeshjeve të fundit në Kupën e Botës, ndërsa Lionel Messi kryeson listën e golashënuesve të turneut me tetë realizime, duke mbetur arma kryesore e ekipit të drejtuar nga Lionel Scaloni. Për të siguruar një vend në gjysmëfinale dhe për të eliminuar kampionët e botës, Zvicra do të duhet të zhvillojë një paraqitje pothuajse perfekte ndaj një kundërshtari që mbërrin në këtë fazë me 12 fitore radhazi në të gjitha garat. Datat dhe oraret e ndeshjeve çerekfinale:9 korrik ora 22:00 / Francë - Marok (Boston)10 korrik ora 21:00 / Spanjë - Belgjikë (Los Angeles)11 korrik ora 23:00 / Norvegji - Angli (Miami)12 korrik ora 03:00 / Argjentinë - Zvicër (Kansas)Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. S.Dh/ReportTv.al Granit Xhaka lionel messi Zvicra Argjentina FIFA Boterori 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 68.9% Jo 27.7% Disi 3.4% Vota total: 736 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?