Lajme Zone
Për të 53-ën ditë radhazi, qytetarët nuk dorëzohen; nis protesta kundër kastës politike
PolitikëPamfleti

Për të 53-ën ditë radhazi, qytetarët nuk dorëzohen; nis protesta kundër kastës politike

Edhe në tubimin e sotëm kërkohet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama, një kërkesë që ka shoqëruar çdo protestë që prej nisjes së kësaj lëvizjeje.

Pamje nga protesta Nuk ndalet revolta kundër qeverisë dhe kastës politike Protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e saj të 53-të. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin "Skënderbej", nga ku u nisën drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të artikulohen kërkesat e protestuesve.

Edhe në tubimin e sotëm kërkohet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama, një kërkesë që ka shoqëruar çdo protestë që prej nisjes së kësaj lëvizjeje.

Protestuesit kanë brohoritur slogane si: "Edi Rama, jep dorëheqjen", "Shqipëria kërkon revolucion", "Dorëheqje", "Rama ik, Berisha ik", "Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve", "Edi Rama, o legen, gjithë Shqipëria të urren", "Pa rini nuk ka Shqipëri", dhe "Shqipëria nuk është në shitje".

Protesta nisi fillimisht si një reagim kundër projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit. Megjithatë, me kalimin e ditëve, lëvizja qytetare ka zgjeruar kauzën e saj, duke adresuar një sërë kërkesash ndaj qeverisë.

Konkretisht, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë, anulimin e "Paketës së Maleve", shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Tubimi pritet të vijojë me fjalime përpara godinës së Kryeministrisë, ku organizatorët do të përsërisin qëndrimet dhe kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. protesta qeveria Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet 100 studiues ngrenë alarmin: Skënder Gjinushi nuk pyet për ligje e VKM, ka marrë peng Akademinë e Shkencave 22 Korrik 2026, 18:2618:26Aktualitet Zjarr në pyjet e Voskopojës, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve 22 Korrik 2026, 18:1918:19Aktualitet Dy viktima nga stuhia që goditi Shqipërinë, meteorologët paralajmërojnë për një valë të re moti të keq të premten 22 Korrik 2026, 18:0118:01Aktualitet Rasti i 34-vjeçares, Avokati i Popullit në burgun e Pojskës: Nëse nuk lirohet nesër, kemi shkelje procedurale 22 Korrik 2026, 17:4217:42Aktualitet Arrestimi i 34-vjeçares, Anila Hoxha rrëfen kalvarin e vuajtjeve: U lut, më lini fëmijët në burg 22 Korrik 2026, 17:2917:29Aktualitet 34-vjeçarja në burg bashkë me foshnjen, ndërhyn Begaj; presidenti kërkon masa ligjore për ta liruar 22 Korrik 2026, 17:2217:22Aktualitet