Lajme Zone
Për të 52-ën ditë radhazi, qytetarët sërish në shesh kundër Ramës
PolitikëPamfleti

Për të 52-ën ditë radhazi, qytetarët sërish në shesh kundër Ramës

Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit u grumbulluan në sheshin "Skënderbej" dhe marshuan drejt Kryeministrisë, ku mbajtën fjalime dhe përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike.

Pamje nga protestat Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 52-të, me qytetarët që përsërisin kërkesën për largimin e kabinetit Rama dhe anulimin e ligjeve që, sipas tyre, favorizojnë investimet pa transparencë… Për të 52-ën ditë radhazi, qytetarët u mblodhën sërish në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kabinetit qeveritar.

Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit u grumbulluan në sheshin "Skënderbej" dhe marshuan drejt Kryeministrisë, ku mbajtën fjalime dhe përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike.

Më pas, ata vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur slogane si: "Edi Rama, jep dorëheqjen", "Poshtë patronazhistët", "Parlament analfabet", "Shqipëria kërkon revolucion", "Dorëheqje", "Rama ik, Berisha ik", "Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve", "Edi Rama, o legen, gjithë Shqipëria të urren", "Pa rini nuk ka Shqipëri", "Rama, SPAK You" dhe "Shqipëria nuk është në shitje".

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke theksuar se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Lëvizja qytetare nisi si një reagim kundër projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit. Me kalimin e ditëve, protestuesit kanë zgjeruar kauzën e tyre, duke artikuluar pesë kërkesa kryesore drejtuar qeverisë.

Konkretisht, ata kërkojnë: dorëheqjen e qeverisë; shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë; shfuqizimin e "Paketës së Maleve"; anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura; si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore. dita e 52-te e protestave protestat kunder rames Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protestë në Prrenjas, qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin 21 Korrik 2026, 19:2719:27Aktualitet Zjarr në Elbasan, flakët përhapen afër banesave; dëgjohen shpërthime 21 Korrik 2026, 17:2017:20Aktualitet Kërkoi hetim për shpërdorim detyre për punonjësit e '313'-ës, Gjykata e Tiranës rrëzon Metën 21 Korrik 2026, 16:4116:41Aktualitet Dashnor Sula: Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente, fokus siguria ushqimore dhe mbrojtja nga zjarri 21 Korrik 2026, 16:1516:15Aktualitet Alarm për mot ekstrem në Ballkan, rajoni i rrezikuar nga stuhi të fuqishme; në listë edhe Shqipëria 21 Korrik 2026, 15:3515:35Aktualitet Gjykata e Lartë zyrtarizon kandidatët për KLGJ, caktohet data e zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj 21 Korrik 2026, 14:4014:40Aktualitet