Lajme Zone
“Për llojin tuaj të demokratëve dembelë, pengimi i deputetëve është 'kundërshtim'?"/ Rama i përgjigjet PDE-së
PolitikëCNA

“Për llojin tuaj të demokratëve dembelë, pengimi i deputetëve është 'kundërshtim'?"/ Rama i përgjigjet PDE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Partisë...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike Europiane (EDP) lidhur me incidentet në protestën e zhvilluar një ditë më parë në të njëjtën kohë me seancën plenare.

Rama shkruan se ajo që cilësohet si “kundërshtim” për deputetët demokratë europianë, detyroi kolegët shqiptare të kalonin mes një korridori sharjesh dhe dhune fizike.

Më tej, kreu i qeverisë shkruan se deputetja socialiste Iris Luarasi “fyhet dhe keqtrajtohet nga modelet tuaja të “kundërshtimit”, teksa thjesht përpiqet të arrijë në vendin e saj të punës”.

Rama thekson se Shqipëria është një vend realisht i lirë dhe shumë më demokratik sesa “politika mendjengushtë” e Partisë Demokratike Europiane.

Reagimi i plotë: Pra, për llojin tuaj të veçantë të demokratëve dembelë, pengimi i deputetëve që të hyjnë në seancën hapëse të Parlamentit quhet “kundërshtim”?

Ndoshta kështu duket nga rehatia e tastierës suaj. Por, jo për kolegët tuaj shqiptarë, nga e djathta në të majtë, të cilët u detyruan të kalonin mes një korridori sharjesh dhe dhune fizike, me vezë e madje edhe gurë të hedhur ndaj tyre, vetëm që të arrinin në vendin e tyre të punës.

A nuk ju vjen turp të mbështesni një sjellje kaq të neveritshme dhe ta shisni atë si kundërshtim demokratik? Me sa duket, jo.

Meqë ra fjala, shikoni se si një deputete e nderuar, një akademike e respektuar dhe një mbrojtëse gjerësisht e njohur e të drejtave të grave, fyhet dhe keqtrajtohet nga modelet tuaja të “kundërshtimit”, teksa thjesht përpiqet të arrijë në vendin e saj të punës.

Dhe kjo nuk ishte as më e keqja nga ato që kolegëve tuaj shqiptarë iu desh të përballonin dje.

Keni ndonjë gjë për të thënë për këtë formë të veçantë të “kundërshtimit”, nga piedestali juaj i lartë demokratik? Apo shqetësimi juaj për demokracinë përfn aty ku fillojnë faktet e pakëndshme?

Dhe ju lutem, lëreni Shqipërinë të qetë dhe mos e përfshini në këtë histori. Shqipëria është një vend realisht i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika juaj mendjengushtë. Ajo nuk meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve që i shkëmbejnë faktet me angazhim të lirë politik. /CNA So, for your particular breed of lazy democrats, preventing parliamentarians from entering the opening session of Parliament is “dissent”?Perhaps it looks that way from the comfort of your keyboard. But not to your Albanian colleagues, from right to left, who were forced to run… pic.twitter.com/tXMlXWglqg

— Edi Rama (@ediramaal) September 9, 2026 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.