Gjykata e Posaçme i ka kthyer Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit, i akuzuar për shpërdorim detyre.
Sipas raportimeve, vendimi është marrë në seancën paraprake me dyer të mbyllura nga gjyqtarja e Posaçme Rudina Palloj.
Roshi u hetua për shkelje të barazisë në tenderë, ndërsa më pas iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës. Akuzat vijnë pas një auditi të KLSH-së lidhur me abuzimet me tenderët në Bashkinë Kavajë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

