Lajme Zone
Pentagoni ekzekuton me pushkatim ish-majorin amerikan, vendimi i parë i këtij lloji në mbi 60 vjet
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pentagoni ekzekuton me pushkatim ish-majorin amerikan, vendimi i parë i këtij lloji në mbi 60 vjet

Pentagoni ka njoftuar se ish-majori i Ushtrisë Amerikane, Nidal Malik Hasan, do të ekzekutohet me pushkatim, në atë që pritet të jetë ekzekutimi i parë ushtarak me këtë metodë në më shumë se 60 vjet.

Pentagoni ka njoftuar se ish-majori i Ushtrisë Amerikane, Nidal Malik Hasan, do të ekzekutohet me pushkatim, në atë që pritet të jetë ekzekutimi i parë ushtarak me këtë metodë në më shumë se 60 vjet. Hasan, ish-psikiatër i Ushtrisë Amerikane, u dënua me vdekje për vrasjen e 13 ushtarëve dhe plagosjen e 32 të tjerëve në sulmin e vitit 2009 në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, bëri të ditur se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kishte rekomanduar ekzekutimin dhe se Presidenti Donald Trump e kishte miratuar atë. Koha dhe vendi i ekzekutimit do të përcaktohen nga Sekretari i Ushtrisë. Hasan u shpall fajtor nga një juri ushtarake për 13 akuza për vrasje me paramendim dhe 32 akuza për tentativë vrasjeje. Juria rekomandoi unanimisht dënimin me vdekje. Sulmi ndodhi më 5 nëntor 2009, në një ndërtesë mjekësore të Fort Hood, ku ushtarët prisnin kontrolle mjekësore dhe vaksina. Hasan hapi zjarr ndaj tyre, duke e kthyer ngjarjen në një nga sulmet më vdekjeprurëse jo-luftarake ndaj një baze ushtarake amerikane. Gjatë gjyqit ushtarak në vitin 2013, Hasan pranoi se ishte autori i sulmit dhe tha se besonte se po mbronte myslimanët dhe talebanët në Afganistan. Ai gjithashtu kërkoi falje për atë që e cilësoi si “çdo gabim”.

Hasan ndodhet aktualisht në rreshtin e vdekjes të ushtrisë amerikane dhe është një nga katër të burgosurit që presin ekzekutimin. Sipas ligjit ushtarak amerikan, ekzekutimi kërkon miratimin e presidentit, ndërsa duhet të përfjë edhe procesi i shqyrtimit të apelit dhe të përcaktohet përfundimisht ligjshmëria e ekzekutimit.

Ekzekutimi me pushkatim është një metodë e rrallë në Shtetet e Bashkuara. Në vitin e kaluar, Karolina e Jugut kreu një ekzekutim me pushkatim, i pari në këtë shtet dhe i pari në SHBA pas 15 vitesh.

Donald Trump ka mbështetur publikisht dënimin federal me vdekje. Në janar 2025, në fillim të mandatit të tij, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për rikthimin e përdorimit të dënimit me vdekje në nivel federal, duke e cilësuar atë si një mjet për të ndëshkuar dhe parandaluar krimet më të rënda dhe aktet e dhunës vdekjeprurëse. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb