Lajme Zone
Pëllumb Salillari, oligarku që u mbulua me ar nga Edi Rama; 30 mld lekë fitime nga 'Rilindja'
PolitikëPamfleti

Pëllumb Salillari, oligarku që u mbulua me ar nga Edi Rama; 30 mld lekë fitime nga 'Rilindja'

Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, të përpunuara nga AIS, kompania e Salillarit ka arkëtuar 29.77 miliardë lekë, përmes 1,028 pagesave të kryera nga 44 institucione publike. Në regjistrin e prokurimeve rezultojnë 99 kontrata të fituara, me vlerë 22.7 miliardë lekë, ndërsa 24 prej tyre janë shënuar me flamur të kuq.

Rama-Salilari Plot 29.8 miliardë lekë ka arkëtuar kompania e Pëllumb Salillarit nga Thesari i Shtetit gjatë 15 viteve të fundit, me 99 kontrata publike, 24 prej të cilave me flamur të kuq. Ndërsa miliardat kanë rrjedhur nga institucionet shtetërore gjatë qeverisjes së Edi Ramës, kompania është përfshirë edhe në skandalin e naftës, me një faturë doganore prej 468 milionë lekësh dhe denoncime për ndërhyrje në favor të anulimit të gjobës. Edi Rama ka larë në ar Pëllumb Salillarin gjatë qeverisjes së tij. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, rezulton se kompania “Salillari” është kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, të përpunuara nga AIS, kompania e Salillarit ka arkëtuar 29.77 miliardë lekë, përmes 1,028 pagesave të kryera nga 44 institucione publike. Në regjistrin e prokurimeve rezultojnë 99 kontrata të fituara, me vlerë 22.7 miliardë lekë, ndërsa 24 prej tyre janë shënuar me flamur të kuq.

Këto shifra e vendosin Salillarin në krye të listës së kompanive private të ndërtimit me arkëtimet më të mëdha të regjistruara nga Thesari në këtë periudhë. Por përtej shumës totale, të dhënat zbulojnë edhe përqendrimin e pagesave te disa institucione kyçe të qeverisë Rama, veçanërisht te Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Vetëm Autoriteti Rrugor Shqiptar ka transferuar në drejtim të kompanisë 17,625,898,022 lekë, përmes 452 pagesave. Kjo shumë përfaqëson rreth 59% të të gjitha arkëtimeve të regjistruara për Salillarin nga Thesari.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit renditet i dyti, me 3,861,873,936 lekë në 99 pagesa, ndërsa Bashkia e Tiranës ka paguar 2,600,021,864 lekë përmes 113 transaksioneve.

Të marra së bashku, këto tri institucione i kanë kaluar kompanisë mbi 24 miliardë lekë, ose rreth 81% të të gjitha arkëtimeve të saj nga buxheti publik. Lista e institucioneve paguese vijon me Repartin Ushtarak nr. 3001 në Tiranë, me 514.8 milionë lekë, Bashkinë Himarë me 495.6 milionë lekë, Bashkinë Divjakë me 464.1 milionë lekë, Bashkinë Kuçovë me 441.4 milionë lekë, ish-Komunën Finiq me 401.5 milionë lekë, Bashkinë Ura Vajgurore me 384 milionë lekë dhe Bashkinë Berat me 328.4 milionë lekë.

Pra, arkëtimet e Salillarit nuk janë kufizuar në një institucion apo një projekt të vetëm. Kompania ka marrë pagesa nga dhjetëra struktura shtetërore dhe vendore, ndërsa pjesa dërrmuese e parave është përqendruar te investimet infrastrukturore.

Shifrat sipas viteve tregojnë se përfitimet janë rritur ndjeshëm gjatë qeverisjes socialiste. Në vitin 2012, Salillari kishte arkëtuar 329 milionë lekë. Në vitin 2013, shuma ishte 622 milionë lekë, ndërsa në vitin 2014 arriti në rreth 1.5 miliardë lekë.

Në vitin 2016, arkëtimet u ngjitën në 1.8 miliardë lekë dhe në vitin 2017 në 2.1 miliardë lekë. Pas luhatjeve të viteve 2018–2020, kompania regjistroi një tjetër rritje të fortë: 3.2 miliardë lekë në vitin 2021 dhe 2.9 miliardë lekë në vitin 2022.

Në vitin 2023, nga Thesari u arkëtuan 2.1 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 shuma arriti në 2.6 miliardë lekë.

Rekordi u shënua në vitin 2025, kur Salillari arkëtoi 4.1 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, përmes 93 pagesave. Ky është viti me vlerën më të lartë të arkëtimeve në të gjithë periudhën e analizuar.

Edhe viti 2026, ndonëse ende i papërfunduar, rezulton me rreth 3.6 miliardë lekë të arkëtuara. Pagesa më e madhe individuale e evidentuar në infografikën e Open Spending Albania është ajo prej 922 milionë lekësh, e ekzekutuar më 14 janar 2026 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Një tjetër element që tërheq vëmendjen është klasifikimi i shpenzimeve. Rreth 11.48 miliardë lekë janë regjistruar për ndërtimin e rrugëve, 1.38 miliardë lekë për ndërtime të tjera dhe 1.11 miliardë lekë për mirëmbajtjen e objekteve ndërtimore.

Ndërkohë, një kategori prej 12.13 miliardë lekësh figuron me përshkrimin kontabël “Garanci të vitit vazhdim për sipërmarrje punimesh – Të hyra”. Kjo kategori zë mbi 40% të vlerës totale të regjistruar dhe kërkon shqyrtim të transaksioneve për të përcaktuar natyrën e saktë të secilës pagesë.

Por një nga treguesit më problematikë të historikut të kompanisë është regjistri i prokurimeve. Nga 99 kontrata të fituara, 24 rezultojnë me flamur të kuq, afërsisht një në katër kontrata.

Flamuri i kuq është tregues risku në monitorimin e prokurimeve, jo vendim që provon automatikisht korrupsion apo paligjshmëri. Megjithatë, për një kompani që ka arkëtuar afro 30 miliardë lekë nga shteti, numri i procedurave të sinjalizuara ngre pyetje të drejtpërdrejta për konkurrencën, kriteret e tenderëve dhe kontrollin mbi shpenzimin e fondeve publike.

Në këtë panoramë të miliardave nga Thesari, Salillari është përfshirë së fundmi edhe në një çështje të rëndë doganore, që lidhet me importimin e naftës. Në dorë të kujt i kemi lënë Doganat? Erald Delilaj, “koka” e operacioneve të zhvatjeve dhe pazari me gjobën 3 mln euro të Salillarit 6 Nëntor, 19:50 Ishte “Pamfleti” që zbuloi i pari se kompania është ngarkuar me një faturë prej 468,030,984 lekësh, për një sasi prej afro 1.6 milionë litrave naftë të deklaruar në kuadër të punimeve për bazën ushtarake të Kuçovës.

Nga kjo shumë, 156,010,328 lekë përfaqësojnë detyrime fiskale të përllogaritura nga administrata doganore, ndërsa 312,020,656 lekë janë gjoba e vendosur, sa dyfishi i detyrimit.

Sipas burimeve, është kërkuar heqja e gjobës dhe lehtësimi i detyrimit fillestar. Përpjekja është përplasur me Ilir Minon, drejtuesin e kontrolleve aposteriore, i cili ka refuzuar të firmosë një autorizim që e konsideronte të kundërligjshëm. Pas refuzimit, Mino është larguar nga funksioni.

Një ditë më pas, disa media publikuan dokumentet dhe shifrat e gjobës. Informacionet e redaksisë tregojnë se të dhënat janë shpërndarë nga kanale pranë administratës doganore, menjëherë pasi çështja u bë publike, me qëllim që të shkohet te anulimi i gjobës. Pas denoncimit të Pamfletit, Doganat shpërndajnë gjobën e Salillarit në media, Erald Delilaj vijon manovrat për ta fshirë 8 Nëntor, 10:13 Delilaj, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Doganave, i ka kërkuar, sipas informacionit të Pamfletit, drejtuesit të Doganës së Durrësit, Drilon Bushati, të përfshijë struktura të tjera të Drejtorisë së Përgjithshme në shqyrtimin e dosjes. Qëllimi është të nxirret një përfundim se nafta është konsumuar për ndërtimin e bazës së Kuçovës dhe, mbi këtë argument, të justifikohet përjashtimi fiskal.

Problemi për Delilajn dhe drejtuesit e përfshirë në këtë praktikë është autorizimi. Nafta për të cilën është vendosur gjoba, sipas konstatimeve të kontrollit, nuk përfshihej në autorizimin për përjashtim. Edhe nëse karburanti është përdorur në kantierin e Kuçovës, përdorimi i tij nuk e zëvendëson automatikisht dokumentin që i jep kompanisë të drejtën të mos paguajë detyrimet. Kjo është pengesa që manovra e denoncuar kërkon të kapërcejë.

Pra, dëshmitë janë të qarta. Pëllumb Salillari është biznesmeni i preferuar i Edi Ramës. Ai jo vetëm që ka bërë miliarda, por edhe kontrollon shtetin. Shteti i Ramës pasi e gjobit, nis manovrat të anulojë aktin. Kjo është pra oligarkia. /Pamfletisalillari rama screenshot 12 screenshot 13 screenshot 5 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Punime në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e qarkullimit nga dita e nesërme 12 Nëntor 2026, 19:0319:03Aktualitet Betoni i bashkon, politika i ndan/ "Delfini" i Shkëlzenit themelon kompaninë që do të ndërtojë përbindëshin 65 kate 12 Nëntor 2026, 18:0518:05Aktualitet Dy ditë me reshje të forta dhe shtrëngata, 6 qarqet më të rrezikuara nga moti i keq; AKMC apel për kujdes 12 Nëntor 2026, 17:4117:41Aktualitet Zgjerohet prania izraelite në Shqipëri, organizata hebraike Chabad hap përfaqësinë e parë të përhershme 12 Nëntor 2026, 16:5016:50Aktualitet Nga Kievi në Shqipëri për t'i shpëtuar dimrit të luftës; ukrainasit përballen me një zgjedhje të vështirë 12 Nëntor 2026, 16:1716:17Aktualitet Shpronësimet në Currila, Bashkia Durrës i vlerëson pronat si “ara” dhe “ullishte”! 12 Nëntor 2026, 15:3615:36Aktualitet