Lajme Zone
Pëlhura e Penelopës mbi Milot–Balldren: Ministri Karakaçi vendos afate ditën dhe i zhbën natën
PolitikëPamfleti

Pëlhura e Penelopës mbi Milot–Balldren: Ministri Karakaçi vendos afate ditën dhe i zhbën natën

Kjo situatë nuk përbën më një vonesë të zakonshme administrative. Qeveria shpalli fituesin e koncesionit Milot–Balldren më 5 qershor 2026, ndërsa pesë muaj më vonë vazhdon të negociojë kontratën dhe projektin teknik me konsorciumin fitues.

Foto Pamfleti / Fituesi u shpall në qershor, afati 60-ditor përfi pa kontratë dhe projekti teknik mbetet i papërfunduar. Punimet shtyhen për vitin 2027, ndërsa përfundimin një Zot e di... Gjashtë muaj pas shpalljes së fituesit, Ministria e Infrastrukturës nuk ka përfunduar kontratën dhe projektin teknik. Regjistri publik nuk tregon vlerën përfundimtare, financuesit, ndarjen e punimeve dhe detyrimet e konsorciumit të drejtuar nga “Salillari”. Kjo situatë nuk përbën më një vonesë të zakonshme administrative. Qeveria shpalli fituesin e koncesionit Milot–Balldren më 5 qershor 2026, ndërsa pesë muaj më vonë vazhdon të negociojë kontratën dhe projektin teknik me konsorciumin fitues.

Ministria ka ndryshuar disa herë afatet. Pas shpalljes së fituesit, ministri Enea Karakaçi foli për një periudhë 60-ditore kontraktimi. Afati kaloi pa nënshkrim. Në shtator, ministri deklaroi se palët po finalizonin kontratën. Më 8 nëntor caktoi një tjetër afat, fundin e muajit nëntor.

Ndërkohë, projekti teknik nuk ka përfunduar dhe konsorciumi nuk ka marrë lejen e ndërtimit. Ministri e zhvendosi kërkesën për leje dhe fillimin e punimeve në vitin 2027.

Këto vonesa prekin drejtpërdrejt afatin e përfundimit. Dokumentet e garës parashikojnë 30 muaj për ndërtimin. Nëse punimet nisin në fillim të vitit 2027, autostrada nuk mund të përfjë brenda vitit 2028, siç premtoi fillimisht qeveria. Afati zhvendoset të paktën në mesin e vitit 2029.

Mungesa e kontratës pengon kontrollin publik mbi elementet kryesore të koncesionit. Qeveria nuk ka bërë publike vlerën përfundimtare, tarifat, formulën e indeksimit, garancitë shtetërore, bankat financuese, ndarjen e punimeve dhe detyrimet e secilës kompani.

Kjo bëhet edhe më problematike për shkak të historisë së projektit. Kontrata e parë për Milot–Balldrenin dështoi pasi koncesionari nuk realizoi përmbylljen financiare. Qeveria duhet të provojë se konsorciumi i ri ka siguruar kapitalin dhe financimin bankar përpara se të shpallë nisjen e punimeve.

Deri tani, shteti ka shpallur fituesin, por nuk ka përfunduar marrëveshjen që përcakton çfarë duhet të ndërtojë fituesi, kur duhet ta ndërtojë, si do ta financojë dhe çfarë përgjegjësie mban për vonesat. Për një koncesion 35-vjeçar me vlerë 364.7 milionë euro, kjo mungesë dokumentacioni përbën çështjen kryesore të interesit publik./Pamfletipëlhura e penelopës milot balldren enea karakaçi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Ekonomi Qeveria kërkon 9 miliardë lekë borxh të ri, tregu nuk e mbulon plotësisht ofertën! 13 Nëntor 2026, 12:0012:00Ekonomi Çmimet në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti 13 Nëntor 2026, 07:3407:34Ekonomi Euro mbetet pranë kufirit të 90 lekëve, me sa këmbehen sot monedhat e tjera 13 Nëntor 2026, 07:1607:16Ekonomi Stuhi kundër Paketës Fiskale/ Bizneset paralajmërojnë papunësi, falimentime dhe çmime më të larta 12 Nëntor 2026, 21:2821:28Ekonomi Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet e karburanteve, nafta shkon në 210 lekë për litër 12 Nëntor 2026, 18:0318:03Ekonomi Pas masakrës së mikrokredive, shteti kujtohet të vendosë fre; gjoba deri në 50 mln lekë për piramidat financiare 12 Nëntor 2026, 17:3117:31Ekonomi