Në përfundim të vizitës zyrtare në Republikën Çeke, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u prit në Pragë nga kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babiš. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Çekisë, intensifikimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në ekonomi, tregti, investime dhe turizëm. LEXO edhe...Çekia në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë, Peleshi zhvillon takime me drejtuesit e Parlamentit në Pragë Peleshi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të Çekisë në mbështetje të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, si dhe të kontributit të saj me ekspertizë dhe përvojë në procesin e negociatave. Nga ana e tij, kryeministri Babiš shprehu mbështetjen për zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimin e Shqipërisë, si një vend kandidat që ecën drejt familjes europiane me vizion, vendosmëri dhe rezultate. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe potencialit për rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, nxitjes së investimeve dhe bashkëpunimit mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve. Në këtë kuadër, u vlerësua rëndësia e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik, mbledhja e ardhshme e të cilit pritet të zhvillohet në Pragë, më 24 mars 2027. Kryetari Peleshi dhe kryeministri Babiš diskutuan edhe për partneritetin mes dy vendeve si anëtare të NATO-s, për mbrojtjen e sigurisë dhe të paqes. Takimi përmbylli axhendën e vizitës zyrtare të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, në Republikën Çeke, gjatë së cilës u zhvilluan takime të nivelit të lartë me drejtuesit e institucioneve kryesore të vendit, me synim forcimin e partneritetit politik dhe institucional mes dy vendeve. R.Xh/ReportTv.al niko peleshi Andrej Babis BE ballkani perendimor Çeki nato Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.4% Jo 43.7% Nuk e di 7.9% Vota total: 772 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
