Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi ka reaguar zyrtarisht, pas dhunës së protestuesve ndaj institucionit.
Sipas Peleshit, dhuna ndaj institucionit është e papranueshme dhe se shkatërrimi nuk i shërben interesit publik
“Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme. Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë.
U bëj thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë. Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria”, shkruan kryeparlamentari Peleshi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Niko Peleshiprotesta e studenteve

