Lajme Zone
Pedagogët në krah të studentëve protestues, thirrje për marshim solidariteti para Politeknikut
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pedagogët në krah të studentëve protestues, thirrje për marshim solidariteti para Politeknikut

Në një njoftim publik, sindikata shpreh shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej gjashtë ditësh, ndërsa dënon atë që e cilëson si dhunë policore ndaj protestuesve.

Pamje nga protesta SPUSH thërret marshim solidariteti për studentët para Universitetit Politeknik, ndërsa 963 pedagogë dhe akademikë kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues, duke thirrur një marshim solidariteti këtë të martë, më 20 tetor, në orën 10:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në një njoftim publik, sindikata shpreh shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej gjashtë ditësh, ndërsa dënon atë që e cilëson si dhunë policore ndaj protestuesve.

SPUSH thekson se ka qenë në mbështetje të studentëve që prej nisjes së protestës, duke bërë të ditur se po e ndjek me shqetësim të madh mënyrën se si autoritetet po menaxhojnë situatën.

Përmes marshimit të solidaritetit, sindikata synon të shprehë mbështetjen e saj për studentët dhe të kundërshtojë veprimet e policisë ndaj tyre.

“Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh. Ajo po ndjek me kujdes dhe shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore, e cila nuk njeh më as protokolle institucionale dhe as humanizëm njerëzor. Në keto kushte ju ftojmë: Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.

Ndërkohë, një ditë më parë, 963 pedagogë, akademikë dhe përfaqësues të jetës publike nënshkruan një deklaratë me pesë pika, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kujdestare, si dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore.

Protestat antiqeveritare në Tiranë vijuan për të shtatën ditë radhazi, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë në disa zona të kryeqytetit. Tensionet u përshkallëzuan pranë Ministrisë së Brendshme, ku një grup të rinjsh sulmuan godinën dhe policinë, ndërsa efektivët u përgjigjën me gaz lotsjellës, granata tymuese dhe autobotë me ujë. Sipas raportimeve, gjatë ndërhyrjeve u përdorën edhe plumba plastikë.

Përplasjet vijuan edhe në Rrugën e Dibrës dhe në rrugët përreth, ku protestuesit hodhën gurë, molotov dhe fishekzjarrë drejt policisë dhe ndërtesave qeveritare, si dhe u vunë flakën kazanëve të mbeturinave. Ndërkohë, forcat e rendit ndërhynë për shpërndarjen e turmave, duke ndjekur dhe arrestuar disa prej demonstruesve. Gjatë zhvillimit të protestave u ngritën gjithashtu shqetësime për kufizimet ndaj gazetarëve në mbulimin e ngjarjeve. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protestat në Tiranë, Artan Hoxha kritikon RENEA-n: Kryeministrinë duhet ta mbrojë Garda, jo forcat speciale 20 Tetor 2026, 07:2507:25Aktualitet Temperatura deri në 24 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot 20 Tetor 2026, 07:0907:09Aktualitet Protestat e studentëve, Koçiu: Kush i vë zjarrin qytetit është dhunues 19 Tetor 2026, 23:0423:04Aktualitet Kallëzim në SPAK për Ramën? Gazetari: Po përgatitet dosja me shkeljet e ditëve të fundit 19 Tetor 2026, 21:5721:57Aktualitet 310 të lënduar në 7 ditë protesta, 191 prej tyre punonjës policie 19 Tetor 2026, 21:1921:19Aktualitet "Rrëmujë si në ‘97-ën”, paralajmëron Dashamir Shehi: Do të plasë edhe më keq, kjo nuk zgjidhet me polici! 19 Tetor 2026, 21:0621:06Aktualitet