Lajme Zone
Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00, kundër dhunës policore ndaj të rinjve
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00, kundër dhunës policore ndaj të rinjve

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) u është bashkuar reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues, duke thirrur një marshim solidariteti ditën e sotme, më 20 tetor, në orën 10:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) u është bashkuar reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues, duke thirrur një marshim solidariteti ditën e sotme, më 20 tetor, në orën 10:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës. Në një njoftim publik, sindikata shpreh shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave të studentëve, të cilat vijojnë prej gjashtë ditësh, dhe dënon atë që e cilëson si dhunë policore. SPUSH bën me dije se ka qenë në mbështetje të studentëve që prej nisjes së protestës, ndërsa thekson se po e ndjek me shqetësim të madh mënyrën se si po menaxhohet situata nga autoritetet. Përmes thirrjes për marshimin e solidaritetit, sindikata synon të shprehë mbështetjen për studentët protestues dhe të kundërshtojë veprimet e policisë ndaj tyre. Ndërkohë, një ditë më parë, 963 pedagogë, akademikë dhe përfaqësues të jetës publike firmosën një deklaratë me pesë pika, përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kujdestare, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb