Lajme Zone
PD Vlorë denoncon ndërhyrjen e Policisë në universitet: Studentët nuk janë kriminelë, protesta nuk është krim
PolitikëEuronews Albania

PD Vlorë denoncon ndërhyrjen e Policisë në universitet: Studentët nuk janë kriminelë, protesta nuk është krim

Partia Demokratike, Dega Vlorë, ka reaguar përmes një deklarate publike ku dënon ndërhyrjen e pretenduar nga kjo forcë politike të Policisë në ambientet universitare dhe duke kërkuar transparencë për urdhrat që çuan në këtë veprim.

Partia Demokratike, Dega Vlorë, ka reaguar përmes një deklarate publike ku dënon ndërhyrjen e pretenduar nga kjo forcë politike të Policisë në ambientet universitare dhe duke kërkuar transparencë për urdhrat që çuan në këtë veprim. Në deklaratën e saj, PD Vlorë shpreh shqetësimin për praninë e forcave të rendit në ambientet universitare, duke argumentuar se një veprim i tillë mund të krijojë presion dhe frikë te studentët që kërkojnë të shprehin qëndrimet e tyre. “Universiteti nuk është pronë e qeverisë. Studentët nuk janë vartës të pushtetit. Dhe policia nuk mund të përdoret si instrument për të frikësuar ata që guxojnë të ngrenë zërin”, thuhet në reagimin e degës lokale të Partisë Demokratike. Sipas PD-së, ndërhyrja përbën një shqetësim serioz për lirinë akademike dhe të drejtën e studentëve për t’u shprehur e për të protestuar në mënyrë paqësore. Partia Demokratike e Vlorës kërkon që të bëhen publike urdhrat që çuan në ndërhyrjen e Policisë në ambientet universitare, si dhe të sqarohen përgjegjësitë për veprimet e kryera. Në deklaratë, një thirrje e drejtpërdrejtë u drejtohet Policisë Vendore Vlorë dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. PD i kërkon Policisë të sqarojë rrethanat e ndërhyrjes dhe të garantojë se studentët nuk do të pengohen apo intimidohen për shkak të ushtrimit të të drejtave të tyre kushtetuese. “Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë uniformë nuk mund të shërbejë si mburojë ndaj përgjegjësisë ligjore”, thekson PD Vlorë në deklaratën e saj.