Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në ndihmë të kryetarit. Dy muaj pas rizgjedhjes pa garë të Sali Berishës, synohet të vijojë e njëjta gjë edhe me kupolën drejtuese. Në votimet e Këshillit Kombëtar, pritet të mos ketë ndryshime për numrin 2 të partisë, Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka, rivali i të cilit pritet të jetë deputeti Saimir Korreshi. Duke mos pasur mundësinë e fushatës, kjo e bën të pamundur që anëtarët e Këshillit Kombëtar të votojnë për një figurë tjetër, veç asaj të Nokës. LEXO EDHE:Votimi në Këshillin Kombëtar, Saimir Korreshi përballë Flamur Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Rikonfirmim pritet të ketë edhe për kreun e grupit parlamentar, Gazment Bardhin dhe nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkajn. Nënkryetarët e Sekretariatet do të pësojnë ndryshime të vogla. Te të parët, kandidon Luçiano Boçi dhe pritet të shtohen edhe Belind Këlliçi e Klevis Balliu. Oerd Bylykbashi nuk do të rikandidojë për nënkryetar, por pritet që Beirsha të fusë në listën e kandidatëve, të renë nga diaspora, Erisa Bajaziti. Ivi Kaso, i cili për 12 vite ka shërbyer si drejtues i Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, ka njoftuar më herët se nuk do të kandidojë sërish për shkak të angazhimeve që ai ka si deputet, anëtar i Kryesisë së PD dhe nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin, Mbikëqyrjen Institucionale. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 17:12 Votimi në Këshillin Kombëtar, Saimir Korreshi përballë Flamur Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së, pritet të votohet edhe për numrin 2 të partisë, ku deputeti Saimir Korreshi do të garojë përballë Flamur Nokës për postin e sekretarit të Përgjithshëm të partisë.Emri i tij ka qarkulluar në minutat e fundit, duke i pamundësuar deputetit Korreshi që të bëjë fushatë dhe të ketë mundësi për të marrë votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.Pra, gjasat janë që postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së të vijojë ta mbajë Flamur Noka, pavarësisht kontestimeve të bazës demokrate kundër tij. R.Xh/Shqiptarja.com Share P.J/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: PD keshilli kombetar i PD sali berisha flamur noka gazment bardhi oerd bylykbashi klevis balliu belind këlliçi ivi kaso Erisa Bajaziti agron gjekmarkaj Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 86.3% Nuk e di 3.3% Vota total: 2564 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

