Lajme Zone
PD prezanton paketën e plotë: 8 fushat ku do ndërhyhet për ndarjen e plotë të partisë-shtet
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

PD prezanton paketën e plotë: 8 fushat ku do ndërhyhet për ndarjen e plotë të partisë-shtet

Partia Demokratike ka prezantuar paketën e plotë në kuadër të Reformës Zgjedhore, me ndërhyrjet që sipas demokratëve do të prekin çështje kyçe dhe jetësore gjatë proceseve zgjedhore, për të zhbërë ndikimin e partisë-shtet. Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka prezantuar paketën me 8 pika, që sipas tij do të funksiononte procesi zgjedhor. Bylykbashi prezantoi 8 fushat ku do të ndërhyhet: administra

Partia Demokratike ka prezantuar paketën e plotë në kuadër të Reformës Zgjedhore, me ndërhyrjet që sipas demokratëve do të prekin çështje kyçe dhe jetësore gjatë proceseve zgjedhore, për të zhbërë ndikimin e partisë-shtet. Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka prezantuar paketën me 8 pika, që sipas tij do të funksiononte procesi zgjedhor.

Bylykbashi prezantoi 8 fushat ku do të ndërhyhet: administrata publike; pushteti normativ, fiskal e social; buxheti, prokurimet e investimet; patronazhimi; kontrolli dhe pushteti shtrëngues do ndalohen; të dhënat personale të qytetarëve; funksioni publik e aktivitetit zyrtare; propaganda instiucionale dhe media të cilat vihen në funksion të partisë-shtet.

“Partia-shtet intimidon zgjedhjet, sa kohë nuk zgjidhet në mënyrë të plotë. Do ndikonte në mënyrën se si funksionpon procesi zgjedhor. Kemi përgatitur një paketë të plotë: Ndarja e shtetit nga partia, PS e ka kthyer në një makinëri kundër zgjedhjeve. Trajton abuzmin e aseteve shtetërore, është një periudhë më e gjatë dhe e përhershme. Shteti duhet të jetë i ndarë nga partia gjatë gjithë kohës. Është një sistem i tërë që duhet trajtuar, ndarja shtet-parti, gjithashtu e lidhur me kapitujt e BE.Garancitë s’mund të kufizohen vëtëm në zgjedhje. Nevojën për ndërhyrje për masa drastike proporcionale në përputhje me rekomandimet e Osbe, për një periudhë të caktuar kohore 10-vjecare, set ndalimesh që e kapërcejnë normën e zakonshme. Zbatimi i masave me afate, për të garantuar proporcionalitettin. 8 fusha për ndërhyrje: administrata publike; pushteti normativ, fiskal e social; buxheti, prokurimet e investimet; patronazhimi; kontrolli dhe pushteti shtrëngues do ndalohen; të dhënat personale të qytetarëve; funksioni publik e aktivitetit zyrtare; propaganda instiucionale dhe media në funksion të partisë-shtet.”– tha Bylykbashi. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm