Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për degët e saj në rrethe, duke u kërkuar të kundërshtojnë reformën territoriale të propozuar nga Partia Socialiste. Sipas udhëzimit, strukturat e PD-së duhet të mbështesin protestat që po zhvillohen në bashkitë që, sipas propozimit të PS-së, të preken nga procesi i shkrirjes. Dokumenti është firmosur nga sekretari organizativ i PD-së, Klevis Balliu, dhe sekretari për pushtetin vendor, Ylli Asllani. UDHËZIMDownload
