Pas 5 vitesh identifikim elektronik në zgjedhje, teknologji e cila është cilësuar e suksesshme dhe pa kundërshtime të forta nga partitë politike, Partia Demokratike e Berishës kërkon një kthim mbrapa. PD ka kërkuar zyrtarisht që të ndalohet përdorimi i identifikimit elektronik në zgjedhjet lokale të 9 majit në vendin tonë. Përmes kësaj kërkesë PD kërkon rikthimin tek listat dhe jo tek shenjat e gishtave. “Përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raportet zyrtare që kanë hartuar, kanë dëshmuar se nuk parandalohet votimi i dyfishtë dhe i shumëfishtë. Ka raste të raportuara nga vetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ku i njëjti shtetas kishte votuar me 27 karta të ndryshme, duke përdorur të njëjtën shenjë gishti. PD është kundër përdorimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027”, thuhet në kërkesën e përfaqësuesit Marash Logu. LEXO EDHE:Edmond Spaho: Identifikimi elektronik, alibia e PD-së për humbjen e radhës Përfaqësuesi i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Marash Logu tha përpara Komisionit Rregullator se Partia Demokratike është kundër identifikimit elektronik të zgjedhësve në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, dhe i kërkon komisionit të mos e miratojë propozimin për miratimin e identifikimit elektronik. “Partia Demokratike është kundër identifikimit elektronik të zgjedhësve në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, dhe i kërkon komisionit të mos e miratojë propozimin për miratimin e identifikimit elektronik”, shprehet në kërkesë. Për të kaluar identifikimin elektronik në Komisionin Rregullator duhen të paktën 4 nga 5 votat e anëtarëve. Aktualisht rregullatori përbëhet nga 5 anëtarë, 3 nga PS dhe 2 nga PD. Mbledhja e së premtes u shty për një ditë tjetër në kushtet kur nuk është e mundur që të bëhen votat. P.J / SI.E. P.J Shqiptarja.com TAG: zgjedhjet vendore 2027 identifikimi elektronik ne zgjedhje PD kqz Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Beni: 20/11/2026 19:08 Hahaha.Qe te votoje 30 here nje person.Si ka mundesi qe e bejne kete propozim?Do me e bo llum Sala kete here. Përgjigju Socialisti: 20/11/2026 21:56 O Beni ne kohë të Salës ndodhnin këto gjëra po ne Socialistët koqe kandari, skuptojmë shumë, na është trash truri ca si tepër nga Bela e Rama Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 11:04
A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60% Jo 30.6% Nuk e di 9.4% Vota total: 2446 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

