Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi këtë të enjte i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Konferencës së Kryetarëve për zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Reformës Territoriale. Sipas dokumentit zyrtar të depozituar pranë Kuvendit, kërkesa arsyetohet me nevojën për të vijuar punën edhe gjatë muajit gusht, me qëllim përmbushjen e plotë të detyrimeve dhe objektivave të përcaktuara në projektkalendarin e punës. Boçi argumenton se një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve thelbësore nuk janë realizuar ende. Dy kërkesat kryesore janë zgjatja e mandatit me 3 muaj, në mënyrë që puna e Komisionit të vijojë edhe gjatë muajit gusht dhe marrja e opinionit zyrtar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës mbi rekomandimet dhe sugjerimet e Komisionit përpara se projektpropozimi përfundimtar të kalojë për votim në Kuvend. Kërkesa e plotë: 1 / 3
