Lajme Zone
PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, mazhoranca rrëzon kërkesën. Bardhi: Si i mori paratë miku i Ramës?
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, mazhoranca rrëzon kërkesën. Bardhi: Si i mori paratë miku i Ramës?

Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për kompaninë KAYO, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së marrëveshjes së KAYO-s me palët e treta, procedurave të përzgjedhjes deri te mënyra se si do të ushtrohet aktiviteti. Kërkes ae shqyrtuar sot në Konferencën e Kryetarëve u rrëzua nga mazhoranca socialiste. Kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi deklaroi nga mbledhja e Konferencës s

Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për kompaninë KAYO, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së marrëveshjes së KAYO-s me palët e treta, procedurave të përzgjedhjes deri te mënyra se si do të ushtrohet aktiviteti. Kërkes ae shqyrtuar sot në Konferencën e Kryetarëve u rrëzua nga mazhoranca socialiste.

Kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi deklaroi nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve se shqiptarët duhet të dinë se ku kanë shkuar 34 milionë euro të shpenzuara nga buxheti i shtetit për KAYO-n.

“Çdo shqiptar do të duhet të dijë se si i mori ato para miku i Edi Ramës, Ron Yefet. Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti, çfarë aktiviteti ka.

Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, veç të mësojmë dhe të njohim kontratat e lidhura mes një kompanie shtetërore me kompaninë private. Si e gjeti KAYO individin Ron Yefet? Cila është CV-ja që ka ky njeri, veç faktit që është mik i Edi Ramës? Si përfiton ky njeri në vetëm 6 muaj 34 milionë euro?”, deklaroi ai. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm