Lajme Zone
“PD ka humbur sheshin e protestës”/ Salianji: Berisha si Rama, ka frikë të dalë se e gjuajnë me vezë. Kryeministri bie për 2 muaj nëse…
PolitikëBalkanWeb

“PD ka humbur sheshin e protestës”/ Salianji: Berisha si Rama, ka frikë të dalë se e gjuajnë me vezë. Kryeministri bie për 2 muaj nëse…

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, është shprehur se opozita e ka humbur sheshin e protestës.

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, është shprehur se opozita e ka humbur sheshin e protestës. Salianji, në një intervistë në Klan News tha se Berisha ka frikë si Rama, prandaj nuk del në shesh. Sipas tij, Sali Berisha frikësohet se mos goditet me vezë nga ana e protestuesve. Ervin Salianji: PD ka humbur sheshin e protestës. Kryetari i opozitës nuk del dot në shesh, si Rama edhe ky ka frikë se mos e gjuajnë me vezë. Rast unik në botë. Çfarë përfaqëson? Pyeteni çfarë do të bëjë ky për të mundur Ramën. Nëse ikën Berisha nga kryetari i opozitës, Edi Rama nuk zgjat me shumë se 2 muaj. Nëse ky qëndron, është garancia për Edi Ramën në pushtet.

Sali Berisha është pengesa që opozita të vijë në pushtet me gjithë këto skandale. Rama të gjithë bashkëpunëtorët i ka të korruptuar. Sali Berisha në vend që të dalë në shesh, aq sa të ketë… nuk i frymëzon. Për herë të parë në 35 vite PD ka humbur sheshin. Kjo është një opozitë impotente, s’ka as plan dhe as strategji. Berisha ishte mbyllur sot në Elbasan, në vend që të dalë në shesh, dhe bënte muhabet për vitin 1994. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Berisha Ervin Salianji