Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

PD anulon mbledhjen e grupit, Berisha çon deputetët në protestë: Rama të japë dorëheqjen, qeveri teknike! Kërcënon edhe pedagogët


Partia Demokratike ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa deputetët e saj i bashkohen protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit. Kreu i PD-së, Sali Berisha nga selia blu i kërkoi kryeministrit Edi Rama dorëheqjen e menjëhershme dhe krijimin e një qeverie teknike. LEXO edhe...Protesta/ Bardhi akuza Policisë: Terrorizëm shtetëror ndaj studentëve, dhuna ndaj studentëve dhe gaze

Partia Demokratike ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa deputetët e saj i bashkohen protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit. Kreu i PD-së, Sali Berisha nga selia blu i kërkoi kryeministrit Edi Rama dorëheqjen e menjëhershme dhe krijimin e një qeverie teknike. LEXO edhe...Protesta/ Bardhi akuza Policisë: Terrorizëm shtetëror ndaj studentëve, dhuna ndaj studentëve dhe gazetarëve të hetohet! “I kërkoj Ramës të japë dorëheqjen. Rruga e vetme për zgjidhjen më të shpejtë, më pak të dhimbshme, të krizës së thellë në të cilën ka zhytur vendin, është largimi i tij i menjëhershëm. Krijimi i një qeverie që çon vendin drejt zgjedhjeve të lira është kusht i të gjitha kushteve që vendi të dalë nga kriza", tha Berisha. Berisha paralajmëroi me tone kërcënuese profesorët dhe pedagogët e universiteteve që sipas tij pengojnë studentët të dalin në protestë "U bëj thirrje të gjithë pedagogëve, pedagogeve, mësuesve, mësueseve, të rreshtohen së bashku me nxënësit e tyre në anën e drejtë të historisë kundër këtij regjimi të urryer, narko-regjim shkatërrimtar për qenien shqiptare. Sikundër paralajmëroj se në mënyrë absolute do mbahen qëndrimet më të rrepta ndaj mercenarëve që kërkojnë të trysnojnë nxënësit apo studentët duke zbatuar urdhrat e regjimit. Para studentëve dhe nxënësve është historia. Klasat tashmë nuk i nxënë më ata. Ata i ka thirrur historia në një lëvizje vendimtare për përmbysjen e këtij regjimi", tha Berisha. Sikundër paralajmëroj se në mënyrë absolute do mbahen qëndrimet më të rrepta ndaj mercenarëve që kërkojnë të trysnojnë nxënësit apo studentët duke zbatuar urdhrat e regjimit. "Para studentëve dhe nxënësve është historia", shtoi Berisha. Lajmi në përditësim.... Ora 14:11 Protesta/ Bardhi akuza Policisë: Terrorizëm shtetëror ndaj studentëve, dhuna ndaj studentëve dhe gazetarëve të hetohet! Të papranueshëm e cilëson kreu grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, dhunën e ushtruar sipas tij nga policia ndaj qytetarëve“Askush që vesh uniformën e Policisë së Shtetit nuk është mbi ligjin! Askush nuk ka të drejtë ta përdorë pushtetin për të frikësuar, poshtëruar apo dhunuar të rinjtë që ngrenë zërin për të drejtat e tyre”, shkruajti Bardhi.Sipas tij, zëri i studentëve duhet dëgjuar, jo shtypur.“Dhuna nuk është zgjidhje. Frika nuk është përgjigje. Heshtja nuk është alternativë”, thotë Bardhi.Po ashtu, PD depozitoi sot në SPAK kallëzim penal të PD-së për dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve, protestuesve dhe gazetarëve gjatë protestës së një dite më parë në Tiranë.Kallëzimi përfshin ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, drejtuesin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj dhe një sërë drejtuesish të tjerë.Deklarata e plotw e Bardhit " Terrorizmi shtetëror i Policisë së Shtetit ndaj të rinjve është përtej cdo imagjinate. Dhuna e ushtruar nga efektivë të Policisë së Shtetit ndaj të rinjve nuk është thjesht e papranueshme; çdo veprim i paligjshëm duhet të hetohet dhe të ndëshkohet sipas ligjit. Uniforma e Policisë nuk është licencë për të ushtruar dhunë, por përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët dhe për të garantuar të drejtat e tyre. Askush që vesh uniformën e Policisë së Shtetit nuk është mbi ligjin! Askush nuk ka të drejtë ta përdorë pushtetin për të frikësuar, poshtëruar apo dhunuar të rinjtë që ngrejnë zërin për të drejtat e tyre. Zëri i studentëve duhet dëgjuar, jo shtypur. Protesta paqësore është një e drejtë, jo një arsye për dhunë. Përgjigjja ndaj kërkesave të të rinjve duhet të jetë dialogu dhe përgjegjësia, jo forca dhe intimidimi. Dhuna nuk është zgjidhje. Frika nuk është përgjigje. Heshtja nuk është alternativë! Të rinjtë nuk mposhten me dhunë dhe nuk nënshtrohen me frikë. Ata janë zëri i së tashmes dhe shpresa e së ardhmes së Shqipërisë. Share Ora 12:40 Berisha kërcënon pedagogët: Do mbahen qëndrime të rrepta ndaj atyre që u bëjnë trysni studentëve Sali Berisha paralajmëroi me tone kërcënuese profesorët dhe pedagogët e universiteteve që sipas tij pengojnë studentët të dalin në protestëSikundër paralajmëroj se në mënyrë absolute do mbahen qëndrimet më të rrepta ndaj mercenarëve që kërkojnë të trysnojnë nxënësit apo studentët duke zbatuar urdhrat e regjimit."U bëj thirrje të gjithë pedagogëve, pedagogeve, mësuesve, mësueseve, të rreshtohen së bashku me nxënësit e tyre në anën e drejtë të historisë kundër këtij regjimi të urryer, narko-regjim shkatërrimtar për qenien shqiptare. Sikundër paralajmëroj se në mënyrë absolute do mbahen qëndrimet më të rrepta ndaj mercenarëve që kërkojnë të trysnojnë nxënësit apo studentët duke zbatuar urdhrat e regjimit. Para studentëve dhe nxënësve është historia. Klasat tashmë nuk i nxënë më ata. Ata i ka thirrur historia në një lëvizje vendimtare për përmbysjen e këtij regjimi.Uragani i revoltës studentore kundër Padrinos Edi Rama dhe larove të tij, lakejve të tij, ka tashmë në krye rininë studentore të Shqipërisë, e cila me guxim epik dëshmoi dje se është e aftë dhe e gatshme t’i thotë ndal dhunës së regjimit amoral, vjedhjeve, poshtërimeve, abuzimeve, shitjes së vendit nga Edi Rrama për të pasuruar dhe mbajtur në pushtet nomenklaturën e urryer ekonomike dhe politike të narko-shtetit.Jo vetëm demokratët, por sot çdo prind që ka një fëmijë në gjimnaz apo në universitet, duhet t’u bashkohet atyre në shesh. Çdo biznesmen i vogël duhet të ulë qepenat dhe të hidhet në grevë së bashku me rininë studentore kundër regjimit që në fakt ka zhytur në agoni bizneset e tyre. Ky është shtet i krimit, bandave, kundër një rinie kundër të ardhmes së tyre. I kërkoj Ramës të japë menjëherë dorëheqjen, është rruga e vetme për zgjidhjen e krizës që ka kapluar vendin. Qeveri e përkohshme është kushti i të gjitha kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ai. Share SI.E./U.D/ReportTv.al klevis balliu Besart Xhaferri protestat kunder qeverise PD sali berisha Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21.1% Jo 76.4% Disi 2.5% Vota total: 1731 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?