Lajme Zone
Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

Për herë të parë, mazhoranca propozon që toka bujqësore të mund të përdoret edhe për aktivitete agrifotovoltaike dhe parqe eolike, ndërsa kriteret se cilat toka do të përdoren dhe si do të jepen do të përcaktohen më pas me vendim të Këshillit të Ministrave.

Foto ilustruese Nga fotovoltaikët te klientët e pushtetit, debati që po trazon edhe PS-në... Projektligji i qeverisë për ndryshimin e ligjit "Për mbrojtjen e tokës bujqësore", i cili u miratua dje në Kuvend, ka hapur një debat të fortë politik, jo vetëm me opozitën, por edhe brenda vetë Partisë Socialiste.

Për herë të parë, mazhoranca propozon që toka bujqësore të mund të përdoret edhe për aktivitete agrifotovoltaike dhe parqe eolike, ndërsa kriteret se cilat toka do të përdoren dhe si do të jepen do të përcaktohen më pas me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndryshimet parashikojnë që qeveria të vendosë rregullat për përdorimin e tokës bujqësore për impiantet agrifotovoltaike dhe eolike në toka me bonitet deri në 8, si edhe mënyrën e monitorimit dhe tarifat që do të paguajnë subjektet që prodhojnë energji.

Por pikërisht kjo pikë ka ndezur alarmin. Gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve, kundër projektligjit doli jo vetëm opozita, por edhe deputeti socialist Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjisë. Ai kundërshtoi nenin që lidhet me parqet eolike, duke argumentuar se këto impiante kërkojnë struktura masive betoni dhe nuk mund të konsiderohen të padëmshme për tokën bujqësore. Debati me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja u tensionua deri në atë pikë sa Gjiknuri braktisi mbledhjen e komisionit. Fotovoltaikët në tokat bujqësore, Braçe përplaset me ministrin Salla: Toka na duhet per bujqesi jo per industri

16 Korrik, 14:00 Edhe opozita ka ngritur dyshime se pas ndryshimeve nuk fshihet një kërkesë e Bashkimit Europian, por interesa konkrete biznesi. Deputetja Jorida Tabaku paralajmëroi se, ndërsa bujqësia shqiptare ndodhet në krizë dhe fermerët përballen me mungesë fondesh, qeveria po hap rrugën që edhe toka bujqësore të përdoret për parqe fotovoltaike dhe eolike, pa kritere të qarta.

Këto dyshime ushqehen edhe nga mënyra se si është zhvilluar deri tani biznesi i energjisë fotovoltaike në Shqipëri.

Vitet e fundit, ndërtimi i parqeve fotovoltaike është kthyer në një nga sektorët më fitimprurës. Nën argumentin e tranzicionit të gjelbër, qeveria ka miratuar një seri projektesh shumëvjeçare për kompani që në shumë raste lidhen me emra të njohur të biznesit pranë pushtetit.

Vetëm në një mbledhje të fundit të Këshillit të Ministrave u miratuan tre projekte të mëdha: një park fotovoltaik 70 MW në Savër të Lushnjës për kompaninë "3X Energy", një park 50 MW në Sarandë për "Park Sol Energy" dhe një tjetër park 54 MWnë Poliçan për kompaninë "X One". Qeveria licencon prodhimin e energjisë nga fotovoltaikët e vajzës së Fatmir Xhafajt në bregdetin e Semanit 6 Korrik, 11:45 Pas "3X Energy" qëndrojnë Agim Xhindoli dhe Adrian Dule. Ky i fundit është njohur publikisht si personi që i vë në dispozicion kryeministrit Edi Rama studion ku ai realizon punimet e tij me qeramikë. Ndërkohë, Agim Xhindoli rezulton i përfshirë edhe në kompaninë "Park Sol Energy", e cila mori një tjetër projekt fotovoltaik në Sarandë.

Po aq domethënës është rasti i kompanisë "X One". E krijuar në vitin 2021 me një kapital prej vetëm 10 mijë eurosh, kompania ndryshoi profil pasi në vitin 2024 ortak u bë biznesmeni Ilir Trebicka. Pas kësaj, "X One" nisi të përfitojë një sërë vendimesh të favorshme: fillimisht mori 137 hektarë tokë shtetërore në zonën Baqel-Kodhel të Lezhës me status "Investitor Strategjik", më pas një tjetër kompani e lidhur me të njëjtët emra, "Grand Park Skyline", mori leje për ndërtimin e tre kullave pranë Gardës së Republikës, ndërsa tani u miratua edhe projekti fotovoltaik në Poliçan.

Lista nuk mbyllet këtu. Në vendime të tjera qeveritare kanë marrë licenca apo miratime edhe kompani si "Tekno Fire" e Gramoz Çejkut, "Kronos Konstruksion" e Vasil Jovanit dhe "Solen Energy" e Agron Kovaçit.

Një tjetër rast që ka ngjallur debat është ai i kompanisë "Dion Energji", në pronësi të Amantia Xhafajt dhe Ditjon Baboçit, vajza dhe dhëndri i ish-ministrit Fatmir Xhafaj, së bashku me Artan Sakon, vëllain e ish-drejtorit të Gardës Gramos Sako. Kompania përfitoi tokë shtetërore në zonën e Topojë-Semanit për ndërtimin e një parku fotovoltaik dhe më pas u licencua nga Enti Rregullator i Energjisë për prodhimin e energjisë.

Në këtë sfond, projektligji i ri për tokën bujqësore është një hap tjetër që mund të zgjerojë hapësirën për projekte energjetike mbi sipërfaqe të destinuara për bujqësinë. Qeveria argumenton se bëhet fjalë për zhvillimin e agrifotovoltaikëve dhe energjisë së rinovueshme, ndërsa kundërshtarët paralajmërojnë se ndryshimet mund të krijojnë një tjetër mekanizëm për kalimin e tokës bujqësore në funksione të tjera, në një kohë kur sektori i bujqësisë po përballet me një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit. /Pamfletiparqet fotovoltaike rama 1 Komente S Stop palloshit! 17 Korrik 2026, 18:17 Kumbari matrapaz, edhe bujqësisë po ja grabit edhe ato pak toka qe ka. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia A është Gentiani, "Kërri" në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit 16 Korrik 2026, 17:4117:41Anti-Mafia Nga dosja gjermane te ajo e SPAK-ut, si FLUX FUSION e trafikantit Juri Spore u shndërrua në makineri pastrimi parash 16 Korrik 2026, 10:2010:20Anti-Mafia Si u pastruan paratë e call-center-ave të Milton Group me KFC Albania dhe ku përfunduan paratë e shitjes te Fatmir Zymberi? 15 Korrik 2026, 20:2520:25Anti-Mafia Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK? 15 Korrik 2026, 12:2512:25Anti-Mafia Si i mbuloi Rama milionat e Kanye West: I ktheu në “Fondin Rezervë” duke ja marrë Arsimit dhe Bujqësisë 15 Korrik 2026, 09:5909:59Anti-Mafia Dokumenti/ Ndërkohë që protestat vazhdojnë, jepet për kulla Fusha e Aviacionit; 65% të sipërfaqes së ndërtimit e përfiton privati 14 Korrik 2026, 19:2719:27Anti-Mafia