Lajme Zone
Pazaret me gjykatën dhe Prokurorinë e Tiranës/ Sa ishte ryshfeti për lirimin e 50 mln euro pasuri të trafikantit Kristian (Gust) Boçi?
PolitikëPamfleti

Pazaret me gjykatën dhe Prokurorinë e Tiranës/ Sa ishte ryshfeti për lirimin e 50 mln euro pasuri të trafikantit Kristian (Gust) Boçi?

Bëhet fjalë për një hetim që përfshinte rreth 50 milionë euro pasuri të Kristian Boçit, Elman Abules dhe personave të lidhur me ta, 14 kompani, apartamente, vila, llogari bankare dhe investime të dyshimta. Në vend që organi i akuzës të shkonte deri në fund të gjurmimit të parave, procesi përfundoi me rrëzimin e sekuestros.

Foto ilustruese/ Me lidhje të forta në trafikun e drogës, Kristian Boçi përfitoi nga rrëzimi i sekuestros mbi pasuritë e tij. Prokuroria e Tiranës nuk e ankimoi vendimin, ndërsa kompanitë ku ai figuron kanë fituar tenderë me vlerë rreth 8.4 milionë euro. SPAK duhet të marrë në shqyrtim dosjen dhe veprimet e zyrtarëve të drejtësisë. Kristian Boçi, biznesmeni i luksit dhe milionave, i përfshirë në një dosje për pastrim parash me lidhje financiare që shkojnë deri te njerëzit e trafikut ndërkombëtar të kokainës, vazhdon të livadhisë i pashqetësuar, ndërsa Gjykata dhe Prokuroria e Tiranës i kanë dhënë fund sekuestros mbi pasuritë e tij.

Bëhet fjalë për një hetim që përfshinte rreth 50 milionë euro pasuri të Kristian Boçit, Elman Abules dhe personave të lidhur me ta, 14 kompani, apartamente, vila, llogari bankare dhe investime të dyshimta. Në vend që organi i akuzës të shkonte deri në fund të gjurmimit të parave, procesi përfi me rrëzimin e sekuestros.

Në këtë dosje shfaqet edhe Elman Abule, i dënuar më parë për trafik droge në Belgjikë, si dhe lidhja financiare me Sajmir Dizdarin, emër i njohur i hetimeve ndërkombëtare për kokainën. Prokuroria kishte ngritur dyshime për qarkullimin e qindra mijëra eurove përmes kompanive dhe transaksioneve të lidhura me këta persona.

Mjaftoi vendimi i gjyqtarit Altin Abdiu për rrëzimin e kërkesës së sekuestros dhe mosankimimi nga Prokuroria e Tiranës që pasuritë të çliroheshin nga bllokimi. Sa ishte ryshfeti për lirimin e 50 milionë eurove pasuri të sekuestruara në dosjen e Kristian Boçit? A pati një pazar me drejtësinë apo Prokuroria e Tiranës e dorëzoi këtë betejë nga paaftësia?

Për të kuptuar përmasat e shumave që diskutohen, mjafton një llogari e thjeshtë. Vetëm 1% e 50 milionë eurove është gjysmë milioni euro. Ndërsa 10% janë plot 5 milionë euro. Llogaritë bëjini vetë, sa herë shtrohet pyetja se nga buron luksi i pajustifikuar i ndonjë gjyqtari apo prokurori.

Ndërkohë, rrjeti i bizneseve të Kristian Boçit shtrihet edhe te fondet publike. Sipas të dhënave, kompanitë ku ai ka pasur pjesëmarrje gjatë periudhave përkatëse kanë fituar 31 tenderë me vlerë rreth 8.4 milionë euro, kryesisht përmes shoqërisë farmaceutike FUFARMA, ku Boçi figuron aksioner minoritar.

Pra, ndërsa drejtësia hetonte origjinën e pasurive të Boçit dhe marrëdhëniet e tij financiare me persona të lidhur me trafikun e drogës, emri i biznesmenit vazhdonte të figuronte në strukturat e pronësisë së shoqërive që përfitonin kontrata shtetërore.

Kjo është panorama e një drejtësie që sekuestron miliona euro, humbet betejën në gjykatë dhe më pas nuk e ankimon vendimin. Askush nuk ka dhënë një shpjegim të plotë publik se çfarë ndodhi me hetimin, ekspertizat financiare dhe dyshimet për origjinën kriminale të parave.

SPAK duhet të marrë në dorë verifikimin e kësaj dosjeje, duke nisur nga transaksionet financiare dhe lidhjet me persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, deri te vendimmarrja e gjykatës dhe mosankimimi nga Prokuroria e Tiranës.

Sepse Kristian Boçi arriti të shpëtojë pasuritë nga sekuestroja, ndërsa institucioni që i bllokoi nuk arriti ta mbrojë vendimin e vet. Tani duhet sqaruar kush e ka përgjegjësinë për këtë përfundim dhe nëse pas dështimit gjyqësor fshihet diçka shumë më e rëndë. /Pamfletikristian boçi 3 Komente F Feti Dema 19 Nëntor 2026, 20:58 Ndaj Gjyqtarit Altin Abdiu, Prokurorit të çështjes dhe Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm(dhoma penale) Tiranë, SPAK duhet të rregjistroi proçedim penal. Përgjigjjuni E Endrri 19 Nëntor 2026, 21:42 Akoma ju Genjen mendja se drejtesia mund te behet ne Shqiperi ky rast vetem maja e Ajsbergut Sot ne Shqiperi do duheshin 10 prokurore e gjyqtare Amerikane dhe do kishit pare çudira Keta prokurore e gjyqtare qe kemi ne kane ardhur nga nje produkt megakorrupsioni keta jane mesuar me te vjedhur dhe nuk e harrojne jo veting te behet po edhe te permmbyset keta mbeten te infektuar nga korrupsioni Sot Shqiptaret e kane humbur besimin te Drejtesia edhe ata qe e krijuan kete Drejtesi sot e kane kuptuar qe kane deshtuar me kete reforme qe bene Përgjigjjuni A ABCFj 20 Nëntor 2026, 07:37 Akoma besoni në Spak? Mos u bëni qesharak! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Drejtësi Flamur Noka padit 3 gazetarë: Më kanë komentuar pantallonat duke më dëmtuar të ardhmen si politikan, jam personalitet i PD-së 19 Nëntor 2026, 16:4116:41Drejtësi Abuzime me tenderin e ujësjellësit, GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun socialist të Memaliajt 18 Nëntor 2026, 15:5415:54Drejtësi I dënuar me mbi 4 vite burg për kultivim droge, Apeli shpall të pafajshëm vëllain e ish-deputetit socialist 17 Nëntor 2026, 17:1017:10Drejtësi Gjykata e Lartë vulos dënimin e Becchettit, 12 vite burg për italianin; Shqipërisë i mbetet fatura 110 mln euro e Arbitrazhit 17 Nëntor 2026, 16:3716:37Drejtësi Krimi zgjedhor në 2027, KQZ thërret SPAK-un dhe Policinë; çfarë po përgatitet për betejën e bashkive? 17 Nëntor 2026, 15:4415:44Drejtësi Përplasje në GJKKO, Veliaj pretendon se duhet të operohet, Dumani: Nuk kemi asnjë raport mjekësor! 17 Nëntor 2026, 11:3811:38Drejtësi