Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në oborrin e Kuvendit. Duke folur para mediave, Berisha tha se pasuritë e Ramës në llogaritë bankare offshore kanë arritur në të paktën 2 miliardë euro, madje deklaroi se kryeministri ka persona të besuar në çdo sektor të prokurimeve dhe ekonomisë, të cilët i cilësoi si “Gysët e tij”.
Duke iu referuar raportit të fundit të Eurostat-it, kreu i PD-së shtoi se rritja e të ardhurave për frymë në Shqipëri nuk pasqyron realitetin ekonomik, pasi, sipas tij, llogaritjet janë bërë mbi një numër më të vogël banorësh se popullsia reale.
Berisha: Tani ju e dëgjuat së fundmi raportin e EUROSTAT-it.Shqipëria është i vetmi vend në botë që të ardhurat për frymë shtohen, por varfëria rritet sepse të ardhurat për frymë të shtuara janë falsifikuara.Pse janë fake?Për arsye se Fondi Monetar ka pjesëtuar produktin e përgjithshëm bruto me një numër shumë të vogël shqiptarësh, me 500 mijë shqiptarë më pak.Dhe kjo ka bërë që nga vjet gjer sivjet, të ardhurat të duken 1 mijë dollarë më shumë.Pse janë rritur të ardhurat?Të ardhurat janë rritur se dollari ka pësuar një zhvlerësim nga narkodollarët prej 35 përqind.Po pse janë varfëruar shqiptarët?Shqiptarët janë varfëruar se me të ardhurat e disponueshme, thotë EUROSTAT-i, ata duhet të shpenzojnë 108 përqind më shumë se sa evropianët. Ndërkohë që maqedonasit shpenzojnë për ushqime 68 përqind të asaj sa shpenzojnë qytetarët evropianë.Pra, siç e shihni edhe rritja në fatkeqësi, në varfëri dhe mjerim.Të ardhurat e shqiptarëve grabiten në mënyrën më të paskrupullt nga lukunia, nga organizata kriminale që quhet qeveri dhe Padrino i cili ka Gysët.Mos harroni një gjë, Ergys Agasë, Edi Rama ka në çdo sektor të prokurimeve dhe ekonomisë. Po.Ato që vidhte me Gysin tek AKSHI, ato i vjedh me Gysin e shëndetësisë, me Gysin e energjetikës, me Gysin e infrastrukturës. Pra, në të gjitha fushat ai ka Gysët e vet.Pra të ardhurat e tij në bankat offshore, të cilat sipas OSBE në vitin 2014 ishin 200 milionë, sot kanë kaluar në të paktën minimumi 2 miliardë euro.Por unë zotohem para shqiptarëve se do gjenden.Fatmirësisht gjurmët janë.Dhe ai prandaj ishte si i ngordhur. E patë se si i kishte rënë çehrja e meitit? Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

