Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria e kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushit.
Sokol Sadushi është njeriu që u fut në sistemin e drejtësisë pa kaluar filtrat dhe vetingun. Sadushi është një nga njerëzit që shkruajti reformën në drejtësi për të mbrojtur veten.
Prej ditësh CNA, ka sjellë zbardhjen e një dosje të tërë pasurie që përfshin prona nga Tirana në Jug të Shqipërisë, përfshin kontrata, llogari bankare, depozita, bono thesari me miliona të deklaruara në ILDKP nga Sokol Sadushi. Nga depozitat te bonot e thesarit/ Dosja e milionave të Sokol Sadushit në skaner
26 Korrik, 12:37 Më herët CNA ka zbardhur detaje, se si Sadushi ka kapur sistemin e diplomacisë.
Vajza e tij Evi Sadushi, me një portofol pronash, pasurish prej vitesh mban postin e Sekretares së Parë në Ambasadën e Shqipërinë në Madrid. Diplomacia e artë e vajzës së Sokol Sadushit/ Një dosje me prona, depozita dhe miliona 19 Korrik, 10:07 Po ashtu nën filtër ka kaluar edhe pasuria e bashkëshortes së Sokol Sadushit, Edlira Petri, e cila po ashtu ka një pasuri të majme, me miliona në banka dhe bono thesari.
CNA vijon të kalojë nën lupë pasurinë e Sokol Sadushit, kreut të Gjykatës së Lartë që deklaron se është paguar nga George Soros. Sokol Sadushi, i paguar nga Soros
28 Qershor, 11:10 Një tjetër dosje plot miliona që vijnë nga pagat në postet në institucionet shtetëore, nga honorare, seminare apo ekspert i Reformës në Drejtësi.
Në një vëzhgim nga të dhënat e deklaruara në ILDKP, CNA ka zbuluar se Sokol Sadushi ka burime të pafundme të ardhurash, nga institucionet shtetërore, nga universitete, nga shitje librash, nga honorare, nga seminare etj.
Burime financiare, sikur në këtë vend nuk ka ekspertë të tjerë përveçse Sokol Sadushit.
Sokol Sadushi në Kushtetuese, Sokol Sadushi në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushi në Shkollën e Magjistraturës, Sokol Sadushi në universitete private, Sokol Sadushi ne shoqata, Sokol Sadushi në borde e komisione, Sokol Sadushi pagesa nga Soros, Sokol Sadushi në botime librash, Sokol Sadushi pagesa nga konferenca…
Më poshtë po sjellim çfarë deklarohet në ILDKPI për të ardhurat e Sokol Sadushit, kreu të Gjykatës së Lartë.
Viti 2003
Paga si Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese: 1,888,752 lekë
Trajnime të ndryshme:
ITAP: 1,200 USD
Shkolla e Magjistraturës: 1,000 USD
Zyra e Avokatit të Popullit: 4,900 USD
Shoqata e Kryetarëve të Bashkive: 1,000 USD
Shoqata "Drejtësia dhe Ligji": 1,500 USD
Paga si anëtar bordi (Administrata Publike, Fondacioni Soros): 50 USD / muaj
Revista "E drejta Parlamentare": 50 USD për çdo mbledhje
Lektor në Shkollën e Magjistraturës: 0.1 lekë
Lektor në Fakultetin Ekonomik (me Univ. e Nebraskës): 0.120 lekë
Shkrimi/ribotimi i librave ("E drejta administrative", etj.): 1.3 lekë (neto) Viti 2004
Paga në Gjykatën Kushtetuese: 1.811.000 lekë
Qira shtëpie në Vlorë: 2,400 euro
Shitja e librit "Kontrolli kushtetues": 650.000 lekë
Honorare nga mësimdhënia: 180.528 lekë, 110.090 lekë dhe 27.000 lekë (Shkolla e Magjistraturës, Fakulteti Ekonomik, Luarasi)
Pjesëmarrje në borde/komisione: 124.300 lekë + 500 USD (Ministria e Drejtësisë, Revista "E Drejta Parlamentare", Bordi "Soros")
Trajnime: 500 USD + 500 USD (Shkolla e Magjistraturës, Inst. "Drejtësia dhe Ligji") Viti 2005
Paga neto në Gjykatën Kushtetuese: 1.875.650 lekë
Anëtarësi/Komisioni i Reformës Ligjore: 44.900 lekë
Qira shtëpie në Vlorë: 2,400 euro
Shitja e librit "E drejta administrative 2": 720.000 lekë
Përgatitje komentari & lektor: 13.000 USD
Ekspert në Shkollën e Magjistraturës: 283.230 lekë
Mësimdhënie: 80.370 lekë (Luarasi) + 100.000 lekë (Fakulteti Ekonomik)
Pjesëmarrja në Komisionin e Reformës Ligjore deri në korrik 2005: 120 000 lekë Viti 2006
Paga neto në Gjykatën Kushtetuese: 1.825.400 lekë
Shitje apartamenti në Golem: 55.000 euro
Përgatitje udhëzuesi/trajnime, shoqata “Paqe nëpërmjet drejtësisë”: 500.000 lekë
Mësimdhënie në Fakultetin Ekonomik: 135.000 lekë
Mësimdhënie & ekspert në Shkollën e Magjistraturës: 104.090 lekë
Qira prone në Vlorë: 2,400 euro
Mësimdhënie (Fakulteti i Drejtësisë & Luarasi): 30.000 lekë Viti 2007
Paga neto në Gjykatën Kushtetuese: 2.158.878 lekë
Ribotim i librit "E drejta administrative": 900.000 lekë (pas zbritjes së kostos)
Shkolla e Magjistraturës: 126.606 lekë
Fakulteti Ekonomik Tiranë: 150.000 lekë
Fakulteti i Drejtësisë & Luarasi: 60.000 lekë Viti 2008
Paga neto në Gjykatën Kushtetuese: 2.208.588 lekë
Botim i librit "E drejta administrative 2": 1.200.000 lekë
Shkolla e Magjistraturës: 251.870 lekë
Fakulteti Ekonomik Tiranë: 150.000 lekë
Universiteti Europian i Tiranës (UET): 3,000 euro
Fakulteti i Drejtësisë & Luarasi: 80.000 lekë Viti 2009
Paga neto në Gjykatën Kushtetuese: 2.077.966 lekë
Botim i librit "E drejta administrative 2": 1.000.000 lekë
Shkolla e Magjistraturës: 104.800 lekë
Universiteti Europian i Tiranës (UET): 10,890 euro Viti 2010
Paga neto në Gjykatën Kushtetuese: 2.012.044 lekë
Botim i librit "E drejta administrative 2": 1.000.000 lekë
Shkolla e Magjistraturës: 175.698 lekë
Universiteti Europian i Tiranës (UET): 9,806 euro
Bashkautor manuali (Koperacioni Spanjoll): 720 euro
Referim në Konferencë (Gjk. Kushtetuese Kosovë & GTZ): 76.050 lekë Viti 2011
Paga neto ne Gjykatën Kushtetuese (Janar–Gusht): 1.588.637 lekë
Shkolla e Magjistraturës: 144.000 lekë
Tirana Business University: 169.700 lekë
Universiteti Europian i Tiranës (UET): 1,800 euro Viti 2014
Paga si Rektor në Universitetin "Luarasi" (Jan-Sht): 23,670 euro
Paga e bashkëshortes (Edlira Petri, Gjykata e Apelit): 1.489.661 lekë (Bruto) / 1.211.687 lekë (Neto)
Paga si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës (nga 18.11.2014): 244.664 lekë (Bruto) / 196.163 lekë (Neto)
Mësimdhënie ne Univ. "Luarasi" (pas 18.11.2014): 565 euro (neto)
Shkolla e Magjistraturës: 222.217 lekë
Shkolla e Avokatisë: 332.000 lekë
Bordi i Revistës "Avokatia": 45.000 lekë
Projekte SOROS: 750 USD
Projekt Konrad-Adenauer-Stiftung: 903 euro
Shitje librash: 800.000 lekë
Shtëpia Botuese Toena: 99.000 lekë
Konsulencë PNUD (UNDP): 440.000 lekë Viti 2015
Paga si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës: 2.306.059 lekë (Bruto) / 1.864.151 lekë (Neto)
Mësimdhënie ne Univ. "Luarasi": 36.273 lekë (neto)
Komisioni i Reformës në Drejtësi (Fondacioni "Shoqëria e Hapur"): 2.223.824 lekë (Bruto) / 1.890.250 lekë (Neto)
Projekt me ReSPA (Regional School of Public Admin.): 3,965 euro (neto)
Mësimdhënie & Bord (Dhoma Kombëtare e Avokatisë): 197.500 lekë (neto)
Universiteti Europian i Tiranës (UET): 882 euro (neto) Viti 2016
Paga si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës: 1.745.237 lekë (neto)
Mësimdhënie UET: 1,371 euro (neto)
Mësimdhënie Univ. Luarasi: 31.456 lekë (neto)
Mësimdhënie Fakulteti i Drejtësisë: 40.326 lekë (neto)
Ekspert i nivelit të lartë (Reforma në Drejtësi): 1.501.440 lekë (neto)
Dhoma Kombëtare e Avokatisë: 63.750 lekë (neto)
Qira shtëpie: 3,300 euro (neto) Viti 2017
Paga si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës: 1.720.750 lekë (neto)
Fakulteti i Drejtësisë (Univ. i Tiranës): 38.859 lekë (neto)
Komisioni i Reformës në Drejtësi ("Shoqëria e Hapur"): 337.280 lekë (neto)
Dhoma Kombëtare e Avokatisë: 238.000 lekë (neto)
Qira shtëpie në Tiranë: 6,353 euro (neto)
Shitje apartamenti në Vlorë (pjesë takuese 1/3): 15,000 euro
Shitje librash (SHB "Toena"): 544.000 lekë (neto) Viti 2018
Paga si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës: 1.778.575 lekë (neto)
Ekspert për Komentarin e Kushtetutës ("Shoqëria e Hapur" / ISPL): 5,100 USD (neto)
Qira shtëpie në Tiranë: 5,572 euro (neto)
Dhoma Kombëtare e Avokatisë (Revista "Avokatia"): 144.000 lekë (neto)
Qendra për Nisma Ligjore e Qytetare: 298 USD (neto)
Fondacioni "Shoqëria e Hapur per Shqipërinë": 124.950 lekë (neto) Viti 2019
Paga si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës: 3.919.125 lekë (Bruto) / 3.060.795 lekë (Neto)
Qira shtëpie në Tiranë: 5,604 euro (neto)
Dhoma Kombëtare e Avokatisë: 34.000 lekë (neto)
Moderim/parathënie ("Gjykimi në Gj. e Lartë"): 37.622 lekë (neto)
Shitje librash (SHB "Toena"): 612.000 lekë (neto)
Avokatura e Përgjithshme e Shtetit: 102.000 lekë (neto) Viti 2020
Paga si Zv.Kryetar i Gjykatës së Lartë: 2.961.415 lekë (Bruto) / 492.125 lekë (Neto)
Paga si ish-Drejtor i Shkollës së Magjistraturës: 1.260.222 lekë (Bruto) / 1.005.604 lekë (Neto)
Qira shtëpie në Tiranë: 5,137 euro (neto)
Ministria e Mbrojtjes (Moderim/referim): 31.656 lekë (neto)
Revista "Avokatia": 8.500 lekë (neto) Viti 2021
Paga pranë Gjykatës së Lartë: 2,730,761 lekë (neto)
Të ardhura nga shitja e pasurive të paluajtshme: 16,500 euro (neto)
Të ardhura nga qiraja: 2,750 euro (neto)
Të ardhura të tjera: 499,145 lekë (neto)
Të ardhura të tjera: 10,285 lekë (neto) Viti 2022
Paga pranë Gjykatës së Lartë: 2,805,911 lekë (neto)
Të ardhura të tjera: 862.50 euro (neto)
Të ardhura të tjera: 3,500 euro (neto)
Të ardhura të tjera: 340,286 lekë (neto) Viti 2023
Paga pranë Gjykatës së Lartë: 4,306,270 lekë (neto)
Të ardhura të tjera: 2,652.84 USD (neto)
Të ardhura të tjera: 270,000 lekë (neto)
Të ardhura të tjera: 499.75 euro (neto)
Të ardhura të tjera: 5,200 euro (neto)
Të ardhura të tjera: 791,787 lekë (neto) Viti 2024
Paga pranë Gjykatës së Lartë: 4,619,900 lekë (neto)
Të ardhura nga qiraja: 2,400 euro (neto)
Të ardhura të tjera: 1,620 USD (neto)
Të ardhura të tjera: 162,000 lekë (neto)
Të ardhura të tjera: 9,160 euro (neto)
Të ardhura të tjera: 4,849 euro (neto)
Të ardhura të tjera: 941,340 lekë (neto) Viti 2025
Paga pranë Gjykatës së Lartë: 3,788,222.24 lekë (neto)
Të ardhura nga qiraja: 7,494 euro (neto)
Të ardhura të tjera: 1,620 USD (neto)
Të ardhura të tjera: 162,000 lekë (neto)
Të ardhura të tjera: 2,688 euro (neto)
Të ardhura të tjera: 297,500 lekë (neto)
Të ardhura të tjera: 486,433 lekë (neto) Automjeti: Tip Benz, viti 2013 Çmimi / Vlera: 22,150 Euro.
Data e blerjes/transaksionit: 20/07/2017 Pjesa takuese: 100%.
Burimi i krijimit: Nga shitja e apartamentit dhe nga të ardhurat. Në vitin 2022 ka shitur një njësi 16.500 euro./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

