Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka përfunduar në sekuestrimin e pronave të një shtetasi të përftuara nga burime kriminale.
Bëhet fjalë për apartamente dhe garazh, me vlerë rreth 420,000 euro me të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Pasuritë i përkasin shtetasit H(A). A., 54-vjeç.
Hetimi vijon për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera me burime kriminale, të 54-vjeçarit ose shtetasve të lidhur me të.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

