Lajme Zone
Pasi të rinjtë ua thyen kamerat, Policia e Kënos nis të filmojë protestuesit nga tarraca
PolitikëJOQ Albania

Pasi të rinjtë ua thyen kamerat, Policia e Kënos nis të filmojë protestuesit nga tarraca

Pasi studentët dhe të rinjtë rrëzuan kamerat e sigurisë të vendosura në akset kryesore të Tiranës, policia duket se ka gjetur një zgjidhje alternative: të ngjitet në tarracën e një institucioni qeveritar dhe të filmojë protestuesit nga lart.

Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë disa efektivë policie duke regjistruar lëvizjet e studentëve dhe të rinjve që kanë dalë në rrugë për të protestuar.

Mesa duket, kur kamerat në rrugë nuk janë më në vendin e tyre, puna vazhdon nga tarracat. Protestuesit poshtë, efektivët lart, me kamerat drejtuar nga turma.

Por pyetja që lind është e thjeshtë: çfarë po dokumenton policia me kaq kujdes nga lart, ndërsa mijëra të rinj kanë dalë për të kërkuar ndryshime dhe për të ngritur zërin për të ardhmen e tyre?

Në vend që zemërimi i të rinjve të trajtohet duke dëgjuar arsyet që i kanë nxjerrë në rrugë, pamjet sjellin edhe një tjetër skenë të kësaj proteste: efektivët që filmojnë qytetarët nga tarraca e një institucioni qeveritar.

Të rinjtë vazhdojnë të kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet. Ndërsa institucionet duket se janë shumë të interesuara të shohin se kush po bërtet.