Lajme Zone
Pasi shkrinë 15 bashki, vjen radha e milionave; Rama shpërblen Maznikun dhe ekspertët e Territoriales
PolitikëPamfleti

Pasi shkrinë 15 bashki, vjen radha e milionave; Rama shpërblen Maznikun dhe ekspertët e Territoriales

Ndërsa shqiptarët prej muajsh protestojnë kundër varfërisë, korrupsionit dhe keqqeverisjes, në Kuvend përgatitet një fond i posaçëm për vijimin e punës së Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale. Paratë publike ndahen në tri zëra, ku pjesën më të madhe e marrin ekspertët, ndërsa miliona të tjera rezervohen për evente dhe shpenzime mbështetëse.

Rama-Mazniku Në një kohë kur qytetarët protestojnë kundër varfërisë, korrupsionit dhe keqqeverisjes, Komisioni i Reformës Territoriale kërkon një fond të posaçëm prej 25 milionë lekësh. Dokumenti i firmosur nga Arbjan Mazniku parashikon 16.2 milionë lekë për ekspertët, 6.8 milionë për evente dhe 2 milionë për udhëtime, media e komunikim. Edi Rama ka vendosur të shpërblejë arkitektët e reformës territoriale, të cilët me një të rënë të lapsit shkrinë 15 bashki. Ndërsa shqiptarët prej muajsh protestojnë kundër varfërisë, korrupsionit dhe keqqeverisjes, në Kuvend përgatitet një fond i posaçëm për vijimin e punës së Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale. Paratë publike ndahen në tri zëra, ku pjesën më të madhe e marrin ekspertët, ndërsa miliona të tjera rezervohen për evente dhe shpenzime mbështetëse.

Dokumenti zyrtar, i datës 5 nëntor 2026, mban firmën e kryetarit të komisionit, deputetit socialist Arbjan Mazniku, dhe i drejtohet kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me kërkesën për miratimin e buxhetit të posaçëm.

Sipas tabelës së shpenzimeve, 16.2 milionë lekë janë parashikuar për angazhimin e 30 ekspertëve, të ndarë në pesë grupe pune me nga gjashtë ekspertë secili. Grupet do të merren me funksionet infrastrukturore, shërbimet sociale, funksionet ligjzbatuese, financat vendore, qeverisjen dhe rajonalizimin.

Por fatura nuk mbaron te ekspertët.

Plot 6.8 milionë lekë të tjera janë planifikuar për të paktën tri evente të mëdha jashtë ambienteve të Kuvendit. Në dokument thuhet se këto aktivitete do të shërbejnë për konsultime me qeverinë, ministrat, agjencitë kombëtare, bashkitë, universitetet dhe përfaqësues të tjerë.

Edhe udhëtimet, media, komunikimi dhe mbështetja shtesë kanë zërin e tyre: 2 milionë lekë.

Pra, në total, 25 milionë lekë për të organizuar punën e komisionit, për të paguar ekspertët, për të zhvilluar takime dhe për të mbuluar shpenzime të tjera, ndërkohë që reforma ka qenë në qendër të përplasjeve politike për fatin e bashkive që humbasin statusin e tyre.

Në kërkesën drejtuar Peleshit, Mazniku shkruan:

“Për mbarëvajtjen e punës dhe përmbushjen me sukses të mandatit të Komisionit të Posaçëm, për secilin grup pune do të kryhen aktivitete dhe do të angazhohen ekspertë të fushave përkatëse. Për këtë qëllim, Komisioni i Posaçëm propozon një buxhet të posaçëm në shumën 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekë”.

Në dokument saktësohet se shuma prej 6.8 milionë lekësh për eventet do të mbulojë shpenzimet logjistike të të paktën tri aktiviteteve të mëdha jashtë Kuvendit, ndërsa fondi prej 2 milionë lekësh do të përdoret për udhëtime, media, komunikim dhe mbështetje shtesë.

Kërkesa vjen pas vendimit të Kuvendit të 22 tetorit 2026 për vijimin e veprimtarisë së komisionit në fazën e dytë të punës së tij.

Shkrirja e bashkive në njërën anë, miliona lekë për ekspertë e evente në tjetrën. Në një vend ku qytetarët përballen çdo ditë me koston e jetesës dhe protestojnë për mënyrën si qeveriset, reforma territoriale po prodhon edhe një faturë të re për buxhetin e shtetit.

Dokumenti i Maznikut është kërkesë për miratimin e fondit, jo provë se 25 milionë lekët janë paguar tashmë. Por shifrat janë të shkruara qartë: 16.2 milionë për ekspertët, 6.8 milionë për eventet dhe 2 milionë për udhëtimet e komunikimin. rama mazniku 903684468 1701810794639117 7864195385959530729 n 903610545 1701810797972450 7827682037652389120 n 640 0 image 1752687985 1 Komente P Pal 11 Nëntor 2026, 17:40 Në kohë të diktaturës së proletariatit Shqipëria kishte vetëm 26Bashki ( komitetet ekzekutive të rretheve) dhe kto kishin shumë më teper pushtet se kanë bashkitë e sotme dhe shërbimet kryeshin duke deleguat pushtet në këshillat e lagjeve dhe qyteteve. Problemi kryesor tek pushteti vendor janë fusha vendimarrjes dhe pushtetit që është i munguar dhe zaptuar nga pushteti qendror në emer të luftes kunder korrupsionit dhe … Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kulla, beton dhe sekrete në WhatsApp: Si Rama e ktheu Tiranën në laboratorin e arkitektëve botërorë 11 Nëntor 2026, 16:4416:44Politike Njeriu i Trumpit që po e orienton Ballkanin drejt interesave të Rusisë 11 Nëntor 2026, 15:5315:53Politike Cilët spiunë të Sigurimit mbron Edi Rama? 11 Nëntor 2026, 15:5315:53Politike “Qeveria po mban peng të ardhmen e shqiptarëve”, Tabaku përcjell kritikat nga Parlamenti Europian 11 Nëntor 2026, 15:2615:26Politike Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën: Të hetohen kërcënimet ndaj meje, jam gati të dëshmoj nën betim! 11 Nëntor 2026, 15:2615:26Politike “Luftën kundër korrupsionit nuk e bën dot ai që korrupton”/ Zhupa përplaset me mazhorancën: Dëgjoni mesazhet e BE-së! 11 Nëntor 2026, 14:5514:55Politike