Lajme Zone
Pasi i vuri në dispozicion policinë, Rama mbron Bashkim Ulajn dhe mashtron hapur për dosjen e Rrjollit
PolitikëPamfleti

Pasi i vuri në dispozicion policinë, Rama mbron Bashkim Ulajn dhe mashtron hapur për dosjen e Rrjollit

Rama tentoi të bënte një krahasim mes situatës në Theth dhe asaj të Rrjollit, duke mashtruar hapur. Rama jo vetëm që doli krah Ulajt, por sulmoi edhe banorët, por këtë herë duke gënjyer.

Rama-Ulaj dhe protestat në Rrjoll Si tentoi kryeministri të mashtrojë për Rrjollin gjatë një takimi me banorët e Thethit... Edi Rama i ka dalë sot në krah Bashkim Ulajt, i cili u ka zaptuar pronat banorëve të Rrjollit. Edhe pse atje ka pasur tensione, mosmarrëveshje dhe shumë pikëpyetje, Rama u rreshtua sot krah oligarkut të tij, gjatë një takimi në Theth.

Rama tentoi të bënte një krahasim mes situatës në Theth dhe asaj të Rrjollit, duke mashtruar hapur. Rama jo vetëm që doli krah Ulajt, por sulmoi edhe banorët, por këtë herë duke gënjyer.

“Po hajde shiheni dosjen e Rrjollit. Hajde shiheni dosjen e Rrjollit. Pse nuk shkojnë në gjykatë ata? Në qoftë se Rrjolli është një leje e dhënë një oligarku në tokën e të tjerëve, të tjerët që kanë tokën mund të çohen dhe ta bllokojnë menjëherë në gjykatë. Dhe sot, më fal, dhe sot, ose ta çojnë në prokurori. Pse nuk e çojnë në prokurori? Pse nuk e çojnë Rrjollin ata në SPAK? Ta çojnë në SPAK, le ta çojnë dhe le të provojnë ata që ata janë pronarët dhe që, ndërkohë, aty shteti ia ka dhënë dikujt në tokën e tyre. Jo, mor zotni, nuk është kështu. Sepse dosja e Rrjollit ka të gjithë pronarët brenda. Ka të gjitha marrëveshjet e bëra brenda, ka të gjitha shitjet dhe blerjet brenda. Tani është e drejta e gjithkujt të thotë që, ore shiko, se kjo është prona ime. Por duhet të tregojë një copë letër”, tha Rama.

Por, në fakt, kryeministri mashtron ditën për diell. Së pari, banorët e Rrjollit janë akoma në proces gjyqësor dhe, së dyti, ata i janë drejtuar SPAK-ut, jo një herë, por disa herë. Në mars të këtij viti, “Pamfleti” ka publikuar një qëndrim zyrtar nga SPAK mbi rastin e Rrjollit dhe përgjigjja ishte: “Pas verifikimit të materialeve kallëzuese, këto materiale i janë përcjellë Prokurorisë së Shkodrës, si organi kompetent për hetimin e veprave penale përkatëse”. Pra, SPAK ka larë duart dhe dosjen e dërgoi në Shkodër, ku ende vijon të jetë peng.

Për të sqaruar kryeministrin, kompania "Gener 2" disponon dokumente kadastrale për 150 hektarë tokë, të blerë nga shtetasi Fatmir Shpellzaj, ndërsa banorët e Baks-Rrjollit pretendojnë se toka është e tyre dhe u është grabitur me dokumente zyrtare false. Republika e Baks-Rrjollit: Aty ku policia të rreh për llogari të Bashkim Ulajt dhe drejtësia hesht!

18 Mars, 12:48 Ata kanë bërë kallëzim në SPAK për dokumentet false, për bllokimin e punimeve të kompanisë "Gener 2" dhe largimin e forcave policore nga zona, deri në zgjidhjen gjyqësore të konfliktit.

Shefat e SPAK-ut kanë deklaruar mungesën e kompetencës, duke ia kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Shkodrës, kur kallëzimi që kanë bërë banorët ka si akuzë veprat penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, falsifikimit të dokumenteve zyrtare e kadastrale në bashkëpunim dhe përfitimit të paligjshëm të pasurisë.

Prokuroria e Shkodrës, përveç dosjes që i ka dërguar SPAK-u si kompetencë lëndore, ka disa kallëzime penale që kanë bërë banorët e Baks-Rrjollit me të njëjtat akuza.

Fakti që kompania "Gener 2" po kryen punime nën mbrojtjen e forcave policore, me dajak kundër banorëve, nuk është barazi ligjore, sidomos pozicioni i policisë në mbështetje të oligarkut Bashkim Ulaj, që është palë në konflikt. Pra, faktet janë ndryshe, jo ashtu sikundër deklaron kryeministri. /Pamfletirama ulaj 1 Komente O Oldman 21 Korrik 2026, 17:39 Pa ikur Rama, ky vend nuk bën hajër dhe prokopi.. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Pse po vonon Edi Rama të ‘reflektojë’ ndaj protestës: me kë po negocion Kryeministri? 20 Korrik 2026, 15:1015:10Dosja e zezë Doktor Kërrma 20 Korrik 2026, 11:4211:42Dosja e zezë Ron Yeffet, licencë të pakufizuar ajrore: monopol transportesh e shërbimesh strategjike për izraelitin kontravers 20 Korrik 2026, 11:2411:24Dosja e zezë Alarmi për kamerat inteligjente: Si Rusia spiunon vendet e NATO dhe eksperimenti i Ramës me "Smart City"! 19 Korrik 2026, 15:0015:00Dosja e zezë Zbardhet pasuria e familjes Berisha: Argita zbraz llogaritë bankare nga frika e SPAK, Shkëlzeni jep miliona borxh! 18 Korrik 2026, 15:4815:48Dosja e zezë Të rinjtë dhe diaspora shqiptare, në këmbë kundër oligarkisë! 18 Korrik 2026, 14:4114:41Dosja e zezë