Lajme Zone
Pas zjarrit në Gjykatën e Lartë/ Ministri Gogu: Nuk godet qeverinë, por të drejtën e qytetarëve për drejtësi
PolitikëCNA

Pas zjarrit në Gjykatën e Lartë/ Ministri Gogu: Nuk godet qeverinë, por të drejtën e qytetarëve për drejtësi

"Protestat e Flamingos" kanë kohë që kërkojnë dorëheqjen e...

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas ngjarjeve të mbrëmjes, ku flakët prekën godinën e Gjykatës së Lartë.

Ministri dënoi aktet e dhunës, duke bërë një dallim të qartë mes protestës dhe dëmtimit të institucioneve. “Dy institucione të pavarura. Asnjëri nuk është zyrë e qeverisë. Të dy i shërbejnë vendit dhe qytetarëve. Edhe ata që protestojnë, edhe ata që janë të zemëruar me qeverinë, kanë të njëjtën të drejtë për drejtësi. Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk është protestë. Njerëzit nuk duhet të paguajnë çmimin e dhunës. Dera e drejtësisë duhet të mbetet e hapur për të gjithë”, theksoi Gogu. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.