Lajme Zone
Pas vendimit në Hagë, reagon Shqipe Mehmeti-Selimi: Gjithmonë krenare, gjithmonë të fortë
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pas vendimit në Hagë, reagon Shqipe Mehmeti-Selimi: Gjithmonë krenare, gjithmonë të fortë

Një ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka reaguar edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi.

Një ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka reaguar edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi.Ajo ka publikuar një fotografi me dy fëmijë, teksa mban në duar flamurin e UÇK-së, dhe ka përcjellë një mesazh të shkurtër: “Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenare, gjithmonë të fortë!” Reagimi vjen një ditë pasi Gjykata Speciale e dënoi Rexhep Selimin me 13 vite burgim. Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, Selimi u shpall përgjegjës për disa krime lufte, ndërsa gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Koha e kaluar në paraburgim do t’i llogaritet në dënim. Aktgjykimi ndaj Selimit, sikurse edhe vendimet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, është i shkallës së parë dhe mund të apelohet. /Telegrafi/