Lajme Zone
Pas Veliajt, Burgjet transferojnë edhe Ergys Agasin
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pas Veliajt, Burgjet transferojnë edhe Ergys Agasin

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka firmosur urdhrin për transferimin e biznesmenit Ergys Agasi nga paraburgimi i Bradasheshit. Sipas raportimeve, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në institucion për të kryer procedurat përkatëse. Për arsye sigurie, nuk është bërë i ditur institucioni i vuajtjes së paraburgimit ku do të transferohet Agasi.

Transferimi vjen një ditë pas zhvendosjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Ergys Agasi u arrestua më 26 gusht 2026 në zonën e Plepave, në hyrje të Durrësit, pas disa muajsh në kërkim. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” me vendim të Gjykatës së Posaçme, më 15 dhjetor 2025.

Sipas SPAK, Agasi po hetohet në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2025, që lidhet edhe me çështjen e prokurimeve publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Hetimet përfshijnë dyshime për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera publikë, korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.